This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054

This Web Site is Menaged By: Flamuri-I Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054
 

Pra, profesori, per t'u shpjeguar studenteve kuptimin e jetes, mori nje bol (ene) qelqi, dhe ne te hodhi topa golfi, aq sa nxinte, dhe pyeti studentet
-Si mendoni, a u mbush plot? - Po qe pergjigja.
Pastaj profesori hodhi ne bol toptha te vegjel qelqi, deri sa u mbush dhe pyeti perseri
-A u mbush plot? -Po, qe perseri pergjigja
Ne vazhdim ai hodhi perseri ne bol rere, aq sa u mbush, dhe pyeti perseri
-A u mbush plot? -Poooooo, qe pergjigja ne kor
Se fundi ai hodhi edhe nje filxhan kafe.

Dhe profesori filloi leksionin e dites...
Ky bol(vazo) eshte vete jeta e njeriut. Topat e golfit jane gjerat e rendesishme ne jete: Shendeti, familja, femijet, miqte, dashuria... Jane gjera qe, edhe sikur te mos te kemi gje tjeter ne jete, ajo persei eshte plot. Topthat qelqit jane gjera te dores se dyte si: puna, shtepia, makina, etj.... Jane gjera qe, jane te domosdoshme per jeten, po jo kryesore, nuk duhet mbushur jeta vetem me ato, se s'do te kete vend per gjerat kryesore. Rera jane gjera te vockela, me te cilat meremi tere jeten, shumica te pavlera.
Nese ne bol do te kishim vendosur rere qe ne fillim, nuk do te kshte vend per topat e golfit e per ata te qelqit. Keshtu edhe ne jete:
Nese vendosni ne jete gjera te vockla e me pak interes, apo pa interes fare, nuk do te kete vend per gjerat e rendesishme. Vendosni prioritetet tuaja ne jete, meruni me gjera te rendesishme, e diferenca eshte vetem...rere
Nje nga studentet, theu hestjen e pyeti per te qeshur:
- Po kafeja c'kuptim ka?
Dhe profesori buzegaz u pergjigj

Sado e zene te jete jeta e jone, me gjera te rendesishme apo te kota, gjithmone ka vend per nje kafe me miqte.
 
 

Nese do dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere.
Mos shko drejt rruges, ku jeta te con, merre jeten ngado qe te shkosh.
Dhe mos harro: Ke lindur per te jetuar, nuk jeton sepse ke lindur!
 



Me vdekjen të gjithë pajtohemi, por ajo me çka ne nuk pajtohemi, është jeta (Graham Greene). Dhe jeta megjithë vuajtjet, problemet e sfidat që sjell, ajo është e ëmbël. Jeta nuk është fabrikë që prodhon me shtypjen e një butoni vetëm ditë të mira, por edhe ditë të këqia.
Dhe meqë  ne njerzit jemi emocialë, kemi ndjenja, shpesh nga dështimet, pësimet apo kur humbim të dashurit tanë ofshajmë, ngrisim zërin edhe kundër vetë jetës. Dhe në këto çaste të vështira të jetës, shumë prej nesh pyesim: a ka jeta kuptim?! Pse më është shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojmë shpesh me mendimet tona duke thënë po „ç`farë Zoti është ai që na torturon me vite për t`na sprovuar“?! Dhe mendoj se shumë prej nesh i kemi shtruar vetit të paktën njëherë pyetjen, se ku qëndron kuptimi i jetës, a ka jeta kuptim?

Kuptimi i jetës
 është domethënia vetjake që njeriu i jep qenies së tij në jetën që bën në këtë botë. Çfarë kuptimi ka jeta si edhe pyetja përse jetojmë, janë pyetjet dhe çështjet më të rëndësishme, më të ndërlikuara, dhe ndoshta më të vështirat që kanë munduar dhe mundojnë ende jo vetëm njeriun që nga lindja e tij, por edhe mistikënmetafizikënfilozofinë dhe shkencën. Ka përgjigje të mundëshme të panumërta mbi pyetjen e kuptimit të jetës, madje janë dhënë shumë përgjigje të ndryshme që rrjedhin nga teoritë shkencore, filozofike, teologjike dhe spirituale, por një përgjigje vendimtare të pajtueshme dhe të pranueshme botërisht për njeriun nga këto degë të diturisë njerëzore nuk ka ende.

Pyetja mbi kuptimin e jetës është e lidhur ngushtë me pyetje të tjera si: “Cila është prejardhja e jetës?”, “Cili është qëllimi i jetës (së një njeriu)?”, “Ç´domethënie ka jeta?” dhe “Çfarë është e çmueshme në jetë?”

Pikëpamjet dhe botëkuptimet mbi kuptimin e jetës mund të ndryshojnë nga njëri njeri tek tjetri gjatë jetës së tyre.

Disa njerëz mendojnë se feja është e vetmja që zotëron përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetjeje.
Njeriu në këtë natyrë jo vetëm që është tërësisht i integruar, por është edhe plotësisht i varur nga elementet e saj (siç janë uji, ajri etj.).
        Po qe se e analizojmë natyrën rreth njeriut, menjëherë do të konstatojmë se: çdo gjë rreth nesh (të gjitha krijesat, të gjitha ndodhitë dhe rrotullimet në natyrë) ka një kuptim.
~ Toka sillet rreth boshtit të saj. Kuptimi: Bëhet ndryshimi i natës dhe ditës.
~ Boshti i Tokës është i pjerrët dhe ka një pjerrësi prej 23,5°.
Kuptimi: Nëse në veri është verë në jug është dimër dhe anasjelltas.
~ Edhe për ato gjëra që njeriut fillimisht i dukeshin të pakuptimta, më vonë u zbulua se edhe ato kishin një kuptim.
Një shembull për këtë janë mizat dhe mushkonjat. Njeriu pyeste veten me vite të tëra se a thua për çfarë qëllimi mund të jenë krijuar këto krijesa të bezdisshme.
Sot e dimë se mizat dhe mushkonjat paraqesin një pjesë shumë të rëndësishme në një zingjir të madh ekologjik.
        Nëse njeriu është pjesë e një kompleksi me emrin "natyrë" dhe të gjitha objektet, sistemet dhe proceset e këtij kompleksi kanë nga një kuptim, atëherë si mund të jetë që pikërisht ai të jetë e vetmja pjesë e pakuptimtë e natyrës?
Pra, patjetër ekzistenca e njeriut duhet të ketë një kuptim.
 
Pyetja 2: A është kuptimi i jetës vetë jeta?
 
Pyetur ndryshe: Po qe se një njeri i plotëson aktivisht të gjitha kërkesat, nevojat, dhe lëvizjet e tij në jetë gjatë fazave të zhvillimit të tij, a e ka plotësuar me këtë kuptimin e jetës?
 
Përgjigjja:
        Kjo është pyetja më e rëndësishme lidhur me temën "kuptimi i jetës". Arsyeja është në  faktet vijuese:
Nëse e trajtojmë jetën e njeriut bashkëkohor menjëherë vërtetojmë se pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë në ditët e sotme, sidomos ata në perëndim me vetëdije apo pa të e përfaqësojnë mendimin se kuptimi i jetës është vetë jeta dhe jetojnë sipas tij!
Njeriu bashkëkohor është aq shumë i preokupuar me jetën, saqë nuk ka as kohë që të mendojë për kuptimin e saj. Pra, a ua zbulon njerëzve gjithnjë e më për së afërmi vetë jeta e tyre kuptimin e ekzistimit të tyre.
        Kuptimi i jetës nuk mund të jetë vetë jeta, sikundër që kuptimi i një sendi është gjithnjë nga vetë sendi i papërcaktueshëm (siç është e kufizuar ulja dhe karriga ose pirja dhe gota). Vetë kuptimi i ndonjë gjëje që është i vështirë për tu shpjeguar duhet të jetë i papërcaktueshëm nga vetë gjëja.
Shembull: Një pikturë nuk e ka kuptimin në vetveten, por në shpirtin apo psikën e trajtuesit. Prandaj, nuk është kontestuese se kuptimi apo qëllimi i ndonjë objekti apo sistemi ekzistues  nuk mund të jetë vetë ekzistenca e tyre.
 
Pyetja 3: A mund të dalloj kuptimi i jetës nga njeriu në njeri, apo a mund të trajtohet individualisht?
 
Përgjigjja:
        Na duhen shumë pakë meditime për të vërtetuar se kuptimi i jetës njerëzore mund të jetë vetëm një. Kjo vlen për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat.
        Kuptimi i jetës asnjëherë nuk mund të ndikohet nga vetë njeriu.
Shembull: Natyrisht se njeriu mund ta përdorë një libër si dokument, por mund ta përdorë edhe për ta djegur në oxhak në vend të drurit, qëllimi i librit mbetet i paprekshëm, pikërisht ashtu siç ka dashur autori (në këtë rast i librit). Varet vetëm nga vullneti i prodhuesit/ autorit ose, thënë përgjithësisht, nga krijuesi.
        Këtu patjetër duhet theksuar edhe një herë që njeriu është krijesë. Kjo do të thotë se ai vjen në jetë dhe më vonë vdes pa u pyetur fare. Qëllimi apo kuptimi i ekzistimit të tij patjetër duhet të rrjedh dhe të caktohet nga fuqia e Krijuesit, e cila mundësoi ekzistimin e kufizuar të tij.
 
Përmbledhtas, deri më tash kemi vërtetuar këto që vijojnë:
        1) Jeta njerëzore patjetër duhet të ketë një kuptim.
        2) Kuptimi apo qëllimi i kësaj jete duhet patjetër që për gjithë njerëzimin të jetë i njëjtë dhe nuk mund të ndryshohet.
        3) Kuptimi i jetës nuk mund të jetë vetë jeta.
        4) Kuptimi i jetës guxon dhe mund të caktohet vetëm nga "Krijuesi", pra nga fuqia e Krijuesit, e cila e bëri njeriun pjesë të një kompleksi të përsosur.
        5) Përpjekja që jetës njerëzore t'i shpiket pastaj një kuptim sipas dëshirës nuk është tjetër veçse mashtrim i vetëvetes. Është njëlloj mashtruese sikur po të pohonte dikush se librat janë prodhuar për t'i djegur në oxhak. Edhe pse Librat në oxhak digjen aq mirë, prapseprapë kjo mbetet një mashtrim.
 
Dhe tash vijmë te pyetja kryesore "Cili është kuptimi i jetës?" Nga paraqitjet e deritashme bëhet e qartë se për kuptimin e jetës guxon dhe mund të pyetet vetëm Shpikësi, gjegjësisht "Krijuesi" i saj. Kjo pashmangshëm të shpie te pyetja për Shpikësin e jetës.
Një pjesë e madhe e njerëzve beson në një Krijues. Sipas mendimit të tyre i gjithë krijimi është bërë nga një Krijues i Plotfuqishëm dhe i Gjithdijshëm. Nga ky Krijues u caktua kuptimi i të gjitha krijesave, duke përfshirë këtu edhe njeriun, madje qysh para krijimit të tyre. Bëhet e qartë se ky Krijues nuk e ka marrë pëlqimin e njeriut për caktimin e kuptimit të gjërave.
Tashmë pyetja mund të formulohet ndryshe:
çfarë kuptimi i ka dhënë Krijuesi jetës njerëzore si Shpikës i saj dhe si mund ta mësojmë atë?
Të gatshme për t'na ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetje janë faktet vijuese të cilat nuk bën pa i përmendur:
        Krijuesi i ka krijuar njerëzit dhe i ka dhënë një "pajisje të veçantë". Kjo "pajisje" është logjika (arsyeja) e tij.
        Krijuesi instaloi rreth njeriut krijimin e Tij, natyrën, dhe atë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe të mrekullueshme dhe me një përsosuri absolute që njeriu pa mundime, vetëm me logjikë të shëndoshë të vijë deri te njohja se pas këtij krijimi patjetër duhet të ketë një Krijues. Ky Krijues duhet patjetër të tregoj dituri, fuqi dhe përsosuri absolute.
        Përveç kësaj, vurja e logjikës (arsyes) në kërkimin e Krijuesit paraqet detyrën më të lartë dhe më të çmuar të saj. Vetëm me këtë detyrë njeriu ngritet lartë mbi kafshët, të cilat inteligjencën e tyre e shfrytëzojnë instinktivisht vetëm për mirëmbajtjen e jetës së tyre (për gjetjen e ushqimit, për shumim... etj.). Këtu bëhet e qartë se njerëzit të cilët e shfrytëzojnë mendjen (logjikën, arsyen) e tyre vetëm në shërbim të nevojave që i përmendëm më lart e degradojnë atë logjikë të shumçmuar në një logjikë primitive, e cila nuk e kapërcen as nivelin e "logjikës së lopës".
Pas vërtetimit se ekziston një Krijues automatikisht imponohet pyetja: ç'farë kërkon Krijuesi nga unë?
Dihet shumë mirë se Krijuesi ka dërguar shpallje te njerëzit (Tevrati, Bibla, Kur'ani). Pra, a është detyra e dytë e njeriut, që shpalljet e ndryshme t'i "shikojë nën thjerrëz", në mënyrë që në fund të zbuloj atë që është e vërtetë, përkatësisht e pafalsifikuar. Domosdoshmëria e kësaj zgjedhjeje jipet përmes ofertës së madhe në tregun e religjioneve dhe të feve si: hinduizmi, budizmi, krishterimi, hebreizmi, islami,... etj.
Njerëzit mund ta mësojnë kuptimin e ekzistencës/jetës së tyre vetëm nëpërmjet shpalljes bindëse dhe të pafalsifikuar të Krijuesit (Shpikësit të jetës).
Në anën tjetër, një e pesta e banorëve të tokës nuk kanë asnjë problem me pyetjen mbi kuptimin e jetës, sepse muslimanët kanë marrë përgjigje precize në shpalljen e fundit dhe të pandryshuar të Zotit, në Kur'anin famëlart, i cili ka zbritur para më se njëmijë e katërqind vjetëve. Në Suren 51, ajeti 56 në Kur'an thuhet:
 
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
 
Për fund një fjalë për ata njerëz, të cilën nuk besojnë në asnjë Zot dhe që nuk dëshirojnë të identifikohen me asnjë fe, për ata njerëz që besojnë se ekzistenca jonë është një rastësi apo një vazhdimësi e një vargu rastësish, për ata njerëz që veten e quajnë agnosticista apo materialista etj. Atyre i themi: Padyshim se ju nuk keni nevojë për të kërkuar kuptimin e jetës, ngase një jetë që është bërë pa kurrfarë qëllimi dhe përmes rastësive është e pakuptimtë dhe çdo përpjekje në këtë jetë (sikur të kishte jetë të tillë) për të kërkuar ndonjë kuptim është po aq idiotike sa përpjekja për të kërkuar një qëllim apo kuptim në fjalët dhe fjalitë, të cilat kanë dalë nga një varg shkronjash që janë shkruar qorrazi dhe pa lidhje
Kurë kuptimi i jetes na humbë apo na duket absurde, jemi në ballë për ballë me veten, mungesat tona, pasigurit tona, tutja e vdekjes… Dhe na duket logjike të mërgohem në smundje, në drogë, në vetvrasje, në dhunë dhe mbyllem në këtë spiral që shumë shpejt bëhet BURG. Të gjejshë një kuptim të jetes është DOMOSDOSHMERI absolute ! Për të gjetur këtë ndjenjë duhet të kërkojshë…

Kuptimi i jetes, është të ishe në harmoni me vetveten por edhe me të tjeret, duhesh të dijshë me dhanë dhe me marrë në një këmbim që provokonë relacionet për të ecur në një rrugë të favorshme…

Kuptimi i jetes është edhe në qytetërim në të cillen PUNA okupon një pjesë mbizotruese. Të akseptojmë këtë pjesë të jetes tonë, duke ditur se, nese dojmë mundemi të NGAZELLOHEMI ! Jeta është një shkollë e madhe në të cillen duhemi të ndërtojmë qdo ditë elementet e jetes të ardhshme nepermjet PERVOJAVE të ndryshme…

Si është e mundshme që në epoken tonë ku « keq jetimi » është aq shumë në aktualitet të gjeshë një kuptim të jetes, qe secilli ndaj nesh e kërkon ? Si ta administrojsh stressin dhe sidomos qysh ta bëjshë diferencen ndërmjet TE MIRES për të cillen kemi nevojë dhe TE KEQES e cilla na ndalonë të jemi vetvetja ! Gjithë historia e jetes tonë është e shkruar në shpirtin tonë, e mira por edhe e keqja. 

Shumë njerz ka të deprimuar, shumë fmi janë të deprimuar. PSE ? Në epoken tonë femiu reagon si një femi i përkëdhelur në të cillen deshirat duhen të plotësohen menjëherë, pa i parë konsekuencat e akteve, ndikim e fortë mbi prinderve. Ky femi imagjinon se krejt duhet ti kenë gati, imagjinon se askushë nukë është më important se ky, dhe mendon se është qendra e qdo gjëre. Kurë të mrrijnë në vjetet e të rriturve jeta e tijë nukë do të ishte e lehtë. Do ta shikon se bota ju duket mosëmirënjohëse, deshirat e tijë nukë do të plotësohen menjërherë, të tjeret nukë janë aq në shërbim të tijë… Gjithqka shembet rreth tijë. M’varet karakteri i tijë se si i tejkalon këto probleme pak a shumë me lumturi apo hidhrime, por do të del I RRITUR apo I DOBESUAR, duke marrur rruget e droges dhe kanjëher i deprimuar tanë jeten !!!

Toka po hjekë, po vdek në heshtje. Shumica e njerzve jetojnë pa vetdije për këtë situat. 

TI HAPIM SYTE, TI HAPIM ZEMRAT, dhe ta shijojmë realitetin në sy ! 

Për të na ndihmuar, ka shumë rrugë… e rrugën që unë kamë zegjur është rruga e NENE TEREZA dhe PAPES GJON PALIT 2. (ndoshta jo e mirë për të gjithë por ILAQ për kuptimin e jetes time)

Kanjëher, dëgjojmë një zë që na shushurit në shpirt ! Por, nukë i vëjmë vëmendje dhe preferojmë të marrim tjeter rrugë… ma racionale se mentaliteti dhe ndjenja jonë. Kanjëherë duhet të GABOJME shumë për të kuptuar « gabimet »… 

Jetojmë në një korp dhe shpirt të cillin duhet ta mësojmë dhe ta dojmë, janë PESHTAF për jeten tonë interiore… Duhet të dijmë të kultivojmë emocionet e thjeshta të jetes (nese keni lexuar një shkrim mbi filozofin time në forum). 

Duhet të shikojmë qastet e jetes si me sy të fëmisë dhe duke përjetuar disa fjalë të idolave të mi, Gonxhe Bojaxhiu dhe Karol Wojtyla : JETO JETEN ! MOS KENI FRIGE !!!
Si mundet një njeri të japi një përkufizim të saktë për kuptimin e jetës, kur sot askush nuk pretendon ta ketë gjetur përgjigjen e saktë! Apo si është e mundur të ketë vetëm një përkufizim për kuptimin e jetës kur kjo varet nga besimi dhe rrethanat e njerëzve, dhe ato gjëra që kanë kuptim për mua, mund të mos kenë kuptim për dikë tjetër, apo jo? 

Në fakt ne duam ta trajtojmë këtë çështje në një këndvështrim më të gjerë, që të japim një tablo më të plotë. 

Është e vërtetë që për njerëz të ndryshëm kuptimi i jetës është i ndryshëm nga mënyra se si e shikojnë ata. Por ku argument qëndron vetëm atëherë kur dikush beson se në botë nuk ka asgjë absolute. Ne do të debatojmë të kundërtën. P.Sh. për një njeri që beson në evolucionin, kuptimi ijetës mund të jetë: "të hamë të pimë, se nesër do të vdesim"! Dhe ky konkluzion është llogjik për një njeri që beson në evolucion. Nëse njerëzit janë njësoj si kafshët, në qoftë se nuk ka një përjetësi, atëherë përkufizimi i mësipërm duket i drejtë. E sheh, asnjë evolucionist nuk mund të japë një përkufizim global për kuptimin e jetës, sepse nëse dikush beson se universi u krijua nga rastësia, nëse jeta në tokë filloi dhe u zhvillua nga rastësia, nëse e ardhmja e universit është në dorën e rastësisë, shkatërrimi i të cilit është i paevitueshëm sipas ligjit të dytë të Termodinamikës, atëherë,kuptimi i vetëm i jetës është "të gëzojmë për sa kohë që jemi këtu në tokë dhe të bëjmë ç'është e mundur që të jetojmë sa më gjatë". Me fjalë të tjera, kuptimi i jetës është "peshku i madh e ha të voglin", ose ligji i xhunglës": më i forti mbijeton".

 

   

Kuptimi i jetës është një temë e cila na shtyen që të mendojmë dhe nuk mund t'ia gjejm kuptimin e sakt...

Disa mendojnë se kuptimin e jetës e gjejnë në realizimn e disa qëllimeve si në bisznes, pasuri, argëtim, seks etj etj...Përderisa disa i kanë dëshmuar se kur i realizon këto qëllime prap mbetesh bosh... dmth;

Kur arrin majen e një bjeshke naltë do të kuptosh se është bosh.
Kuptimi i jetës nuk është diçka që tregohet me gisht, çpr që ekziston dhe është në përvojën e domosdoshmërisë dhe arsyeshmërisë të çdo vepremorale të mirë apo të keqe. Edhe veprat e mirë si dhe ato të këqija e kanë kuptimin e jetës dhe arsyen e vetë e gjejnë në ardhmëri.
Një ndër faktorët e rëndësishmëm për kuptimin e jetës është; sëmundja,vuajtja dhe dashurija.
Vuajtja na hap rrugën që ta pranojm jetën si vlerë e jo vetëm si kuptim.
Kur shef një të sëmurëi cili është[ në gjendje të rëndëdhe i palëvizshëm harron vuajtjen dhe e ke vullnetin për jetë...vuajtja e udhëzon njeriun të jetojë dhe i jep përgjegje pse jeton ndërsa dashurija i jep përgjegje edhe më të mirë. Jetën e kemi dhuratë e kemi nga ajo ditë që jetojm dhe e përvetsojmdhe e kemi për vete dhe vendosim vet për te.
Pra kuptimin e jetës e gjejm te kaltërsija e qiellit, rrufeja që shpërthen, tek ajr, uji dhe rrezet e diellit që sjellin ngrohtësin dhe gjallërojnë botën.
Kuptimin e jetës e gjenë edhe tek buzëqeshja dhe mos buzëqeshja e fëmiut.


     THENIE  PER JETEN


  Ndersa gjithesekush   jeton per vehte,poeti ben te kunderten.Ai jeton per te tjeret.


  Jetojme duke jetuar gabimet dhe vdesim duke i shlyer.


  Kur lindim nuk njohim asgje,kur rritemi njohim vehten,kur burrerohemi njohim gjithke,kur plakemi s´njohim as vehten.


  Dashuria njeh vetem nje ligj.Ligjin e besnikerise.


  Njehere nje lule celi,e pa qe bota ne te cilen celi s´ish e saja dhe u vyshk.


  Trishtimi eshte pjese e asaje shterngate qe deperton neper labirinthet me te thella te ndjenjes,duke e nenshtruar ate.


  Gruaja eshte si nje metafore,te cilen po nuk e perdore me vend atehere fjalia ne te cilen e perdore del jashte c´do lloj   kuptimi.


  Burri eshte si nje vazo uji e zbrazur,qe po ta mbushesh do rendoje,pergjersa ta mbashe te zbrazur nuk do te ndryshoje peshe.

  Nje plak i tha nje tjeteri-u plakem po i afrohemi vdekjes-ndersa tjetri iu pergjigj -mua me ngjane se po i afrohem edhe nje here femijerise sepse mbaj mend nenen qe me vishte dikure femije ne te njejten menyre qe me vesh bija ime sot.


  Dinjiteti eshte pjese e   pasqyres se njeriut,po te thyhet ajo pasqyre atehere njeriu s´ka   me   se ku ta shohe vehten.


  Ka disa lloje menyrash per te urryer ,njera prej tyre eshte te duash.


  Perparesia seksuale eshte nje dileme e rigjetur tek ata persona qe njohin disa rregulla te fshehta,te cilat jane shkruar tek instiktet.Po te arrijme ti shfletojme ato instikte atehere do te zbuloheshin nga gjithkush.Por e veshtirá e ketije sekreti eshte se si mund te gjehen fletushka te tilla.


  Bota rron mes cudise ,se vertetes dhe detyrimit.Tri ligje te cilat natyra ia ka vene si rregulla njerezise.


  C´ndryshim ka kafsha nga njeriu?.Kete mund ta dije vetem kafsha.


  Historia dhe poezia jane dy mjetet qe jetojne me gjate se c´do mjet tjeter ne largesine   e shekujve.




  Nese mbjell me shume ,me shume do korresh


  Nje ide e prape te con ne prapesi,nje ide e mbare mund te zhvendose te prapmen.


  Ne duhet te percaktojme rregulla te mireqenies ne lidhje me gjithcka na rri perreth,ne lidhje me gjithcka na perket,ose mund te mendojme qe do mund te na perkase,ne kete menyre dime se c´duhet te bejme me vehten


  Mendimi dhe logjika jane vegla te njohjes,


  Syri eshte prehe e bukurise


  Nese do qe te gjesh ate qe ke enderruar gjithe jetes beso ne ate qe meriton


  Nese je ajo qe duhet te jeshe tregohu e flakte dhe e sinqerte do keshe brenda teje zjarrin dhe ,besimin e nje heroi,dhe do strukesh nder mbrojtjen e nje mendjeje te holle

  .
  Mos u genje nga te keqte qe shihet me sy.


  Me pare te shikosh pastaj te provosh.


  .Nje keshille e mire nje sjellje e mire.

  Krenohu qe te ndihesh krenare.


  Dashuro qe te te dashurojne


  Besimi eshte gjymtyre e shpirtit.


  Nje perkrahje e hidhur fsheh nje dore te dridhur


  Nje qeshje e fshehte quhet nenqeshje.


  Nje gezim I hidhur eshte humbja e nje armiku qe te ka dashur


  Ajo qe ju njihni si te tepert eshte vetem nje mosbesim ndaj dikujt qe ua ka dhene besimin juve.


  S’eshte e tmerrshme te mos besosh eshte me e madhe se nje hije e frikeshme hija e mosbesimit.


  Duhet te lidheni me dike per hire te dashurise dhe jo per hir te meshires .


  Meshira dhe deshira s’jane dy subjekte ato jane dy ndjenja qe dalin nga njeriu dhe valviten neper jeten e perditeshme.Ato s’jane dy celiza qe lindin dhe vdesin.Ato jane te perjeteshme.


  Nje dashuri e fshehte,s’eshte   e jotja, duhet ta vjellesh per te qene zot I saj.

  Shpirti   ndersa vuan per nje dashuri,syte zene te   verbohen,ndersa zemra ze te   nxihet


  Ajo qe mungon dhe mundon,kur dashuron te paarriteshmen, eshte   prania e asaje qe e quan te humbur.Askund s’e sheh,Kudo   eshte.Kontrasti I egzistences shuhet ne kurmin e zjarrte   dhe te duket se digjet pa meshire.


  Jeta eshte nje lume enderrash qe shuhet ne fundin e nje humnere.


  Ne   jemi,jeta e enderres qe shnderrohet papritur ne genjeshter,ndersa ne genjehemi duke shkuar mes lumit ku valet na gelltisin me shpresa.


  Shpresa s’eshte tjeter vecse nje loje.Ne luajme dhe asnjehere s’fitojme.

  .
  Pasioni eshte nje gjenerator frymezues qe di te punoje tek te ndjeshmit,tek ata njerez qe ndjenja u sherben jo vetem   per te gjykuar dhe vepruar,por edhe per te perceptuar boten rreth e qark.tek ky tip njerezish bejne pjese   poetet


  Mendimi s ´eshte   me pjese e gjykimit kur behet prange e kuriozitetit"


  Nese jeta behet pasqyre e jone,atehere duhet te besojme se kemi per ta jetuar sic e shohim

  Ne largesine e viteve qe enderrojme ngjallemi,ne largesine e viteve qe harrojme vdesim


  Enderra   eshte si nje yll ne mes te nje qielli te mbuluar me re,nese reja lejon qe ai te ndrise atehere do mund ta shohim nese jo atehere kemi per ta harruar.


  Qe te bindemi se tek ne rron miresia me te vertete,duhet te bindemi me pare se e keqja s´eshte vegel e jona


  Bukuria eshte vetem nje sens qe i jep me shume sens jetes,por jo gjithmone pse je i bukur jeta te trajton si te tille.


  Mencuria eshte simptome qe u sherben atyre te cilet e admirojne.


  Marrezia eshte simptome qe u sherben atyre qe s´e besojne


  Paresia tek disa fusha te jetes,eshte mangesi tek disa fusha te tjera te jetes.


  Po te duash aq sa ta pranon shpirti,do te zgjasesh kohen e diteve tuaja.


  Ai qe enderron gjen kuptimin e jetes,do te thote qe e di pse jeton.Ai qe s´enderron jeton sa per te jetuar.



  Ka dy tipe njerezish me shumice ne rruzullin tone,njeri tip u perket te humburve,tjetri u perket te palumturve.


  Nese analizojme veprat njerezore do te arrijme ne perfundimin qe s´jemi njerez


  Zemra e nje te dashuruari eshte si nje lule qe po ta perkujdesin cel,po ta perbuzin vyshket


  Po te shikojme rreth vehtes dhe te kerkojme hijen tone,do ta gjejme te perdhunuar nga vete vehtja jone.


  Intuita eshte nje lloj nuhatjeje per dicka qe parandjejme, pa te do te ishim si dallendyshet qe do te merrnin shtegetimet ne mesin e dimrit.


  Femra eshte nje lloj engjelli te cilin duhet ta lesh te jetoje vetem ne parajse ,po nuk ia arrite   ke perfunduar ne ferr.


  Padituria eshte vegla me e persosur e varferise.


  Po te arrijme ti kuptojme gjerat ne brendesi te tyre atehere do te arrijme ta kuptojme edhe vehten me mire.


  Ka nje skeme mbaresie te vetme per jeten,te dishe ta konceptosh   jeten.



  Koncepti i jetes eshte sinonim i njeriut ,atehere kur njeriu arrine ta shperbeje ate ne dicka qe   do ti vleje.


  E shkuara me te ardhmen jane aq te lidhura me njera tjetren,sa c´jane te lidhur prindi dhe femija


  Kur deshtojme   ne ndonje situate te jetes, s´do te kemi te bejme me nje fund,por me fillimin e nje situate te re.


  Mes dy te dashuruarve mund te gjeshe gjithmone dy gjera te perbashketa,njera eshte ai dhe tjetra eshte ajo.


  Mes dy bashkeshorteve mund te gjeshe gjithmone dy gjera te kunderta,njera eshte besnikeria ndersa tjetra eshte trathtia.

Jeta eshte "produkti" me cmimin me te lart, qe mund te egzistoje ndonjehere ne bote. Eshte pikerisht menyra se si ne e perceptojme, e ndiejme, e gjykojme, e kritikojme jeten e cila krijon imazhin e "jetes" ne ndergjegjen tone.
Jane pikerisht influencat me te cilat ne jemi perballur gjate jetes sone, permes se cilave secili prej nesh i jep kuptim jetes se tij.
Por kjo nuk do te thote se jeta ka kuptim nese ti abuzon me te, apo nese ti nuk ia di vleren jetes sate por thjesht nisesh nga vuajtjtjet me te cilat do te te duhet te perballesh cdo dite.
Jeta eshte nderthurja e vuajtjeve me gezimet.
Ne menyre qe ne te ndjejme kenaqesine qe lind prej gezimit do te na duhet, te kemi vuajtur me pare. 
Kot nuk i thone, "vuajtja eshte hidhur sot, por do te jete e embel neser (me duket se e ka thene ai Gustave Flaubert)
Nje thenie mjaft kuptimplote permes se ciles, tregohet qarte se c'eshte vuajtja, dhe si duhet ne ta kuptojme ate.
Po ashtu ne nuk mund te dallonim gezimin nese nuk do te egzistonte vuajtja.
Si te thuash te dyja "punojne: per te njejtin qellim per ti dhene kuptim "jetes".
Ja cka eshte jeta...

Jeta eshte nje fat
kape
Jeta eshte Bukuri
Admiroje
Jeta eshte Lumturi
Shijoje
Jeta eshte nje enderr
Realizoje
Jeta eshte nje sfide
Sfidoje
Jeta eshte nje detyre
Kryeje
Jeta eshte nje loje
Luaje
Jeta eshte e cmueshme
Kujdesu
Jeta eshte nje pasuri
Ruaje
Jeta eshte Dashuri
Gezoje
Jeta eshte mister
Zbuloje
Jeta eshte Premtim
Mbaje
Jeta eshte trishtim
Kaperceje
Jeta eshte nje himn
Kendoje
Jeta eshte Lufte
Pranoje
Jeta eshte tragjedi
Perballoje
Jeta eshte lumturi
Merito
Jeta eshte Jete
Mbroje


E-mail Address: Dra-GonNY@hotmail.com
Dionis-@live.com
Flamuri-I @hotmail.com
Mirë se vini në web. ju deshiroj kohë të këndëshme :P:O :D
This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054 This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free