This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054

This Web Site is Menaged By: Flamuri-I Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054
 

 *ISMAIL KADARE

NE
DHE
'BRODUEJ'


"Nëse merremi vetëm me te kaluarën, na plas njeri sy, po nëse do te harrojmë te kaluarën, na plasin te dy".

Ne përfytyrimin tone Broduej i Tiranes, kurrsesi nuk mund te konceptohej pa Ismail Kadarenë. Shkrimtarin tone te madh edhe pse ndoshta asnjeri nga ne nuk kishte arritur ta kontaktonte, nga te gjithë konsiderohej i "shtëpisë". Pra i Broduejt, i rrugës tone te dashur, aq me tepër qe Kadareja pati edhe fatin ta vizitoi atë rruge te famshme te Nju Jorkut. Me 1971, OKB organizoi nje sesion te veçante te saj enkas kushtuar rinise. Dhe Kadareja ne atë sesion shoqëroi Rudi Monarin, sekretar i pare i BRPSH te asaj kohe. Madje, kur u kthye qe andej ai shkroi nje reportazh te gjate, qe vazhdoi ne disa numra te "ZP", rreshtat e te cilit ne i përpimë. Ne radhët e atij reportazhi Kadareja përshkruante me mjeshtri gjithçka kishte arritur te konstatonte ne ambientet e Broduejt, teatrot e shumte, libraritë, lokalet etj. Madje, bënte fjale nder te tjera edhe për pjesën e njohur teatrale "Flokët" (Hair), nje mjuzikell, qe beri buje ne ato vite, te cilin ai edhe e kishte ndjekur ne nje nga teatrot e Broduejt. Ky fakt sidomos për mua përbente nje përkim mjaft interesant, sepse me aq sa kisha arritur te merrja informacion për atë vepër, personazhi kryesor Xhorxh Berger, qe sakrifikoi për shokun, duke shkuar ushtar ne vend te tij ne Vietnam, ku edhe u vra, kishte te njëjtën moshe dhe te njëjtën ditëlindje me mua, me 11 tetor 1945.

Kështu pra, edhe pse ne rrahet e reportazhit te Kadaresë here pas here "ironizohej" regjimi dhe politika e shtetit imperialist amerikan, "armikut te betuar e te përbashkët te popujve te te gjithë botes, ne përpiqeshim te përfytyronim ne imagjinatën tone, atë çka kishte lenë për te nënkuptuar penda e Kadaresë, nden këto sulme te detyruara, qe i duhej doemosdoshmerisht te bënte ndaj shtetit me te fuqishëm e me demokratik te rruzullit tokësor, te cilët për ne nuk ishin asgjë tjetër vetëm se garnitura për te kaluar censurën. Por, veçmas kësaj ne kishim shume kohe, qe ishim ne kontakte te vazhdueshme me krijimtarinë letrare te Kadaresë. Madje, kujtoj se me Ismail Kadarenë, ne ishim njohur qe me vëllimin e tij te pare poetik, "Frymëzime djaloshare", kishim zënë "shoqëri" me vëllimin dinjitoz "Ëndërrime" e ishim bere "miq te ngushte" me vjershat e poemat e tij, vërtet tejet te avancuara për poezinë shqipe ne ato vite, qe edhe pse kishte evidentuar nje talent te madh si Migjeni, gjithsesi vijonte t?i mbetej ende strikt kornizave te vjetruara. Vëllimi tjetër poetik i tij "Shekulli im", ne atë kohe shënoi nje tjetër arritje për poezinë tone.
 
Por, faktikisht ne u "betuam" për te mos u ndare kurrë prej tij, fill pasi kemi mbaruar se lexuari tregimin "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe për here te pare e pa dritën e botimit ne faqen letrare te "Zërit te Rinise". Ishte ky tregim pra, qe pati nje sukses te jashtëzakonshëm, i cili qe ne atë kohe i shërbeu atij si pikënisje për variantin e pare te romanit te njohur po me këtë titull, te cilin me pas ne botimin tjetër e pasuroi serish me ngjarje te tjera. Ndërkohë dua te them, se për ne djemtë e Broduejt, qe kur u njohëm me tregimin, ku behej fjale për nje gjeneral italian, qe kishte ardhur ne Shqipëri, ne baze te nje marrëveshje midis dy shteteve, për gjetjen dhe kthimin ne Itali te eshtrave te ushtareve italiane vrare ne Shqipëri gjate luftës se dyte botërore, kënaqësia ishte e dyfishte. Themi kështu, sepse na kishte rastisur ta vinim re jo pak here, pikërisht atë gjeneral për te cilin shkruante Kadareja.

Dhe kishim patur fatin ta shihnim jo nje, por disa here. Jo shpesh, por ne stinën e verës, sidomos ne orët e vona te mbrëmjes kur e linim Broduejn dhe vendoseshim ne bordurat, qe qarkonin monumentin e V.I.Leninit ne bulevardin "Dëshmoret e Kombit", saktësisht ne anën e djathte te hotel "Dajtit", qe i bie te këtë qene përpara Galerisë se Arteve sot. Aty na pëlqente te rrinim nden degët e atij Rrapi, qe është ende. Dhe pikërisht pati qene ajo periudhe, kur për here te pare na tërhoqi vëmendjen uniforma tjeterlloj e atij ushtaraku, qe zbriti nga nje veture "Varshava" ngjyre gri, qe ne ato vite quhej luksoze.

Nuk e harroj, ka qene nje mbrëmje fundshtatori, pyetem njeri tjetrin, por askush nuk qe ne gjendje te jepte nje përgjigje te sakte. Vetëm disa dite me vone mësuam, qe ishte nje gjeneral italian, qe kishte ardhur për te marre eshtrat e ushtareve te Duçes vrare ne vendin tone. Me pas nje shoku ynë ushtar, diku ne nje qytet te jugut (ne Tepelene a Përmet nuk me kujtohet) na foli për gërmimet, qe ishin bere nga disa te huaj ne fushën e futbollit te atij qyteti te vogël, (ku kryente ai shërbimin ushtarak), për gjetjen e eshtrave te ushtareve te vrare. Madje, edhe vete Kadareja pati deklaruar me vone, qe subjektin për atë tregim ia kishte dhenë miku i tij, poeti Drago Siliqi (vdekur me pas gjate nje katastrofe ajrore, duke u kthyer nga Kina. Drago Siliqi ishte bashkëshorti i mësueses tone te letërsisë ne gjimnazin "Sami Frasheri", te nderuarës, Drita Siliqi Shundi), i cili i kishte treguar, se ne nje restorant diku ne nje qytet te Shqipërisë kishte takuar nje gjeneral italian, qe i kishte thëne se kishte ardhur për te gjetur eshtrat e ushtareve te vrare. Dhe e kishte nxitur Kadarenë te shkruante nje tregim lidhur me këtë teme, pa e ditur qe pas kësaj letërsia shqipe, do te kishte nje nga veprat e saj me dinjitoze, qe do te bënte jehone neper bote.

* * *

Dhe fill pas botimit te këtij tregimi shkrimtari ynë i madh do t'i përkushtohej totalisht me gjithë potencialin e talentit te tij edhe prozës. Dhe qe disi befasues prezantimi i tij aq dinjitoz edhe ne proze, ngaqë deri ne atë kohe te gjithë ishim mësuar ta lexonim Kadarenë vetëm ne vargje. Pas kësaj thuajse çdo jave neper faqet e "Dritës"apo"Zërit te Rinise" do te gjeje tregime te shkurtra te tij, qe na tërhiqnin se tepërmi jo vetëm me trajtimin e temave te parrahura ende deri ne atë kohe, por edhe me stilin e te shkruarit, tek i cili ne gjenim te veçanen e patjetërsueshme si tek askush tjetër. Kujtoj me këtë rast tregime: "Nudo", "Sezoni veror i kafe Rivierës", "Qyteti i gurte" etj. Duke mbetur te stili i Kadaresë ne atë periudhe zëra dashakeqes peshperisnin për huazime e imitime te tij nga Remarku dhe Heminguej. Ndërkohë qe librat e këtyre shkrimtareve te mëdhenj, padyshim nga përfaqësuesit me tipike te "Brezit te humbur" kishin nisur te dilnin neper vitrinat tona. Madje, vete Kadareja edhe pse vite me pare e kishte kryer këtë gjë Vedat Kokona (ne mos u gabofsha), përktheu mjeshtërisht e botoi ne atë kohe tregimin e famshëm te Heminguejt "Plaku dhe deti". Ishin pra, disa pëshpërima bezdisëse, qe për ne përfaqësonin nje paradoks te vërtete, çka dëshmonte qarte, qe kjo kategori "vlerësuesish" nuk kishte ne vetvete asgjë tjetër veçse dashakeqësinë tok me cmiren, për nje talent te madh, qe kishte nisur rrugëtimin e tij, madje galopant ne letrat shqipe.

Për mendimin tone kjo sprove e Ismail Kadaresë nuk qe asgjë tjetër veçse proza e vërtetë moderne shqiptare, zanafilla e se cilës i kishte rrënjët qe nga Koliqi, Migjeni etj. Ndaj edhe nedjemte e Broduejt e thëthinim me nje pangopshmeri te pakrahasueshme, sapo e pikasnim ne faqet e shtypit. Peizazhit broduejan, Ismail Kadareja nuk i mungonte kurrsesi as paradite dhe as mbrëmjeve. Madje, vone teksa puhiza e natës e mbështillte Tiranen me krahët e saj, ia shquanim qe larg siluetën; me jakën e pardesysë ngritur, me duart e ngjeshura ne xhepa. Pa mburrje them se ia njihnim edhe kërcitjen e takave te këpucëve tek shkelte mbi pllakat e trotuarit.

“Po vjen Ismaili", i thonim njeri tjetrit. Ai shkonte pranë nesh si gjithnjë, duke na hedhur atë vështrimin e qete, qe për ne ishte e zakonshmja "natën e mire" e tija, po veçmas kësaj duhet thëne se ne brendësi atij vështrimi kurrsesi nuk i mungonte zhbirilimi i thelle e karakteristik, qe dinte ta bënte vetëm ai, tek cilido qe nguliste sytë. Faktikisht ne ato kohe, besoja se Kadareja duhej te ishte duke shkruar romanin"Përbindëshi", sepse nuk vonoi shume dhe ne faqet e revistës "Nëntori", ne e lexuam atë te uritur, ne variantin e pare si novele. Por, shume vone mësuam qe shkrimtari ynë, me atë novele kishte marre goditjen e pare nga partia shtet. Natyrisht qe ajo goditje kishte te bënte me urine, qe kishim treguar ne ne leximin e asaj novele, çka beri qe ai numër i revistës "Nëntori" te shitej si bestseller.

Dhe skish sesi te ndodhte ndryshe, tek shume nga personazhet e "Përbindëshit", sidomos tek Maksi e ndonjë tjetër, shume nga ne gjenin vetveten. Por, ndërkohë ne rrethet tona kishte filluar te përflitej sikur ai po shkruante nje roman për djemtë e Broduejt. Kishte nder ne edhe nga ata, qe pretendonin se kishin arritur te lexonin ne dorëshkrim disa kapituj. Dhe tek flisnin me aq entuziazëm nuk arrinin te fshihnim ndjenjën e krenarisë për te qenurit personazhe ne veprën e nje shkrimtari te madh, si Kadareja. Ishte pikërisht ajo kohe, kur emri i shkrimtarit tone, sapo i kishte kapërcyer kufijtë e Shqipërisë se vogël dhe qe bere i famshëm. Romani i tij "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", qe botuar ne France me mjaft jehone. Ndonëse edhe ne këtë rast cmirkeqinjte, si gjithnjë skeptike përpiqeshin ta shuanin këtë sukses, duke argumentuar serish me dashakeqësi qe elozhet këtij romani francezet ia bënin si kundërpeshë te filmit te suksesshëm "Beteja e Algjerit" (1966), qe regjisori italian Gillo Pontekorvo kishte realizuar për dështimin e pushtimit francez ne Algjeri. Gjithsesi nje argument i tille dashakeq dhe i pabazuar askerkund, nuk mund t'ia ulte kurrë vlerat e qenësishme kësaj vepre madhore, qe padyshim ka zënë vendin e merituar, ne fondin e arte te letërsisë shqipe.

Ndërkohë te njëjtën gjë nuk mund ta themi për nje vepër mediokre, si romani "Dasma", te cilin edhe vete shkrimtari me vone e pranoi, qe si veprën e tij me e dobët dhe premtoi, se do përpiqej te gjente kohen për t'i bere nje ripunim rrënjësor. Ndonëse ne kohen, kur u botua propaganda komuniste e cilësoi si nje nga kryeveprat e letërsisë se realizmit socialist, me teme punën dhe jetën e klasës punëtore. Madje, kinostudio nxitoi ne baze te motiveve te tij te xhironte filmin me titull "Perse bie kjo daulle". Gjithsesi, premtimin e dhenë shkrimtari e mbajti. Ne përmbledhjen e mëvonshme te novelave "Gjakftohtësia", veprën ne fjale e gjejmë, te transformuar ne novelën "Lëkura e daulles".




Naim Frashëri (Biografia)

 

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

Imazh

Në vendlidje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887 etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha "Perëndia" 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t'u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një "demokraci prej pleqet", pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.


Biografia

Sami Frashëri
(1850 - 1904)

Emri: Sami
Mbiemri: Frashëri
Emri alternativ: Shemseddin Sami
Profesioni: Shkrimtar, publicist, dijetar
Ditëlindja: 1850
Vendlindja: FrashërShqipëri
Ditëvdekja: 1904
Vendvdekja: Stamboll
Nënshtetësia: shqiptar
 

Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabishtpersisht dhe turqisht[1].

Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nëdorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku

Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar më 1875 (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874 (?), një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.

Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.

Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar vdiq në Erenköy - Stamboll.

Dritëro Agolli (Biografia)

 

Imazh

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

 




Biografia

Ndre Mjeda
(1886 - 1937)

Mjeda.jpg

Emri: Ndre
Mbiemri: Mjeda
Emri alternativ:  
Profesioni: filozof, teolog,
shkrimtar
Ditëlindja: 1886
Vendlindja: Shkoder
Ditëvdekja: 1937
Vendvdekja:  
Nënshtetësia: shqiptar

Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha ShtegtariMalli për atdheGjuha shqypeBashkoniu !etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t'u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha "Mustafa Pasha në Babunë" fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) "Scodra" dhe "Lissus", ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, zënë vend edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi, etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t'u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (LissusScodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija).

Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

Vepra e Ndre Mjedës u botua e plotë në tri vëllime në Prishtinë në vitin 1982 nën përkujdesjen e Sabri Hamitit


Pjeter Bogdani



Lindi në Gur i Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullagri. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos, po këtë vit bën një kërkesë për studimin e medicinës dhe për lëshuarjen e Kolegjit. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes[1]. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta në Kolegjin e Propagandës. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor. Menjëherë emërtohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigos, i cili në atë kohë gjendej në Romë. Më 1675 e shkruan librin Çeta e profetëve dhe ia paraqet Propagandës për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë librin. Fillon përkthimin e librit. Në vitin 1677 emërtohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon më 1683. Në dhjetor të atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset në male me ç’rast e humb librin e Gramatikës latinisht–shqip të punuar nga Ndreu. Strehohet në Ciprovac dhe në Dubrovnik. Në pjesën e parë të vitit 1685 shkon në Venedik e në Padovë. E merr me vete librin e përgatitur për botim. Libri Cuneus Prophetarum botohet në fund të fund të vitit në Padovë te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha vendeve të arqipeshkvisë së vet. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum) u botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull të ndryshëm. Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë të vjetër letrare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër. Karakteri origjinal i veprës duhet marrë në mënyrë relative për karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.

Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave në viset e ipeshkvive që drejtoi. Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Shqipërinë e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe urrejtje të thellë për pushtuesin osman. Pjetër Bogdani kërkonte që t’i jepeshin popullit libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen e zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit.

Vepra ka në krye një seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të L. Bogdanit e të L. Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.

Pjetër Bogdani krijoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.

Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputi, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.

Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.

Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave, botoi një studim të plotë të “Çeta e profetëve” të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore. Sipas Omarit, “Çeta e Profetëve” përfshin riprodhim anastatik të tekstit origjinal dhe në faqen përbri, një transkriptim fonetik shoqëruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalë të rralla apo shndërrime morfologjike të gjuhës së Bogdanit. Seit Mancaku, shef i departamentit të Historisë së Gjuhës, është shprehur se “ky botim përbën të parin studim filologjik për veprën e Bogdanit, duke u vënë në përdorim të një publiku më të gjerë. Një nga punët më të vështira që ka bërë Omari, është transkriptimi i tekstit”.

Për sa i përket alfabetit, në përgjithësi Bogdani ka përdorur alfabetin latin, por meqë shqipja ka disa tinguj që nuk gjenden në këtë alfabet, Bogdani ka përdorur disa shenja të veçanta. Këto shenja i kanë përdorur edhe autorë të tjerë paraardhës të tij. P.sh për grafikën e Y-së e ka marrë nga një shenjë e glagolitishtes, një shkrimi të vjetër sllav - boshnjak, ndërsa fonema të tjera të shqipes Bogdani i mori nga greqishtja.

Tituj të veprave
* Çeta e profetëve (Cuneus prophetarum)
* Kenget e Sibilave

 

FRANG BARDHI


Biografia


Frang Bardhi (1606 1643), i njohur ne Latinisht si Franciscus Blancus dhe ne Italisht si Francesco Bianchi, qe nje figure e kishes se hershme shqiptare dhe autor i shenimeve te meposhtme. Ai lindi ne Kallmet ose Nenshat te Zadrimes se Shqiperise veriore dhe studioi teologji ne Itali. Me 1636 ai u caktua si Peshkop i Sapes dhe Sardes. Frang Bardhi perkujtohet si autori i diksionerit te pare shqip: Dictionarium latino epiroticum (Diksioneri Latino Epiriot), Rome 1635 qe permbledh 5,640 faqe. Qe nga 1637 dhe ne vazhdim, Frang Bardhi dergonte raporte ne italisht dhe latinisht ne Kongregacionin e Propagandes ne Rome, te cilet permbanin nje miniere informacioni rreth dioqezes se tij, zhvillimeve politike, rreth zakoneve shqiptare, struktures dhe pozites e Kishes Katolike ne Shqiperine e pushtuar nga Turqia Otomane.

Pershkrimi i Zadrimes dhe jetes se saj (1641) 

Pershkrimi dhe informacioni i gjendjes se kishes peshkopale dhe famullise se dioqezes se Sapes i nenshtrohet tiranise se turqve. Mbasi ben pershkrimin e vendndodhjes dhe shtrirjes se krahines se Zadrimes ai pershkruan ne detaje doket dhe zakonet e njerezve te saj. Ndonese Kongregacioni i Shenjte ka marre informacion dhe raporte ne te kaluaren mbi kishen ne Sapa nga disa peshkope te meparshem, misionare dhe vizitore apostolike, peshkopi aktual, duke ditur se Kongregacioni i Shenjte kenaqej nga raportet e ndryshme qe kishte marre nga individe te ndryshem, dhe me qellim qe te permbushe detyrat e tij, paraqet raportin e meposhtem qe permban informacion per ceshtje te rendesishme dhe me detaje. Kisha e Sapes, e njohur nga shqiptaret si Zadrima, ka nje siperfaqe prej 60 milje dhe vendoset ne provincen shqiptare nen sundimin me te eger te Sulltanit.
Zadrima gjendet ne Shqiperi si nje province e vogel midis Shkodres dhe Lezhes, dy qytete te vendosura ne nje pllaje te bukur pjesa me e madhe e te cilave shtrihet gjate rrjedhjes se lumit Drin. Ka fusha shume pjellore, plot me peme frutore dhe ne vecanti me grure, mel dhe vreshta. Por ka gjithashtu edhe fiq, dardha, kumbulla, shege, bostane, cikore/radhiqe, hurdhera, qepe, sallatera dhe gjithe llojet e perimeve. Rrisin gjithashtu vica, dele, derra, kuaj, dhe kafshe te tjera ne sasi te mdha. Ka burime dhe ujra te fresket ne cdo milje te maleve te larte qe e rrethojne ate, me pamje nga jugu, lindja dhe veriu. Kishat jane ndertuar ne shumicen e tyre me altaret e tyre qe shohin nga lindja dhe dyert e tyre kryesore hapen nga perendimi. Ka mullinje uji me shumice per te bluar drithin. 
Nderkohe lumi Drin shkaktonte shume deme ndaj kesaje popullsie ngaqe shpesh duke rrjedhur mes malesh te larte dhe bjeshkeve me bore te malesise se Dukagjinit dhe Pultit dilte nga shtrati dhe permbytete tere fushat e Zadrimes, duke zbritur shpesh de ne qytetin e Lezhes dhe duke prekur dhe muret e qytetit te lashte dhe perfundonte pastaj ne detin Adriatik duke gerryer e marre me vehte token e ketyre fushave. 
Kufijte e saj perendimor kufizohen nga dioqeza e qyteti i fortifikuar i Shkodres, dhe nga jugu nga dy male te larte dhe te gjate qe lagen nga detet Adriatik ose Jon. Rreze ketyre maleve eshte porti i madh i Shengjinit, ku barkat dhe anijet ankorohen lehte. Ne lindje kufizohet nga dioqeza e qytetit te Lezhes pergjate ures se Gjon Plakut qe eshte poshte fshatit Blinisht dhe malit te Veljes, ku mund te gjenden sasi te mdha argjendi. Nga ketu ajo kufizohet me Dibren dhe deri ne malin e Rrunes dhe qe shtrihet deri ne teritorin e spasit. Kufijt ndjekin pastaj rrjedhen e lumit Drin dhe lart me malin e Galijes. Ne veri kufizohet me Pultin dhe Postriben. Keto jane kufijte e Peshkopates se zadrimes, qe perbehet nga pese pjese, Zadrima, Shurdha, Puka, Iballa, dhe teritori i Spasit. Tre pjeset e fundit ndodhen ne malet e Dukagjinit. Shurdhahu eshte nje qytet qe u prish nga Gallo Greket me renien e Perandorise Romake, sic raporton Marin Barleti per jeten e te pathyeshmit Imzotit Skenderbeg. 


Para se Sulltan Mehmeti te zaptonte Shqiperine, kjo zone ka qene shume e fortifikuar dhe ka qene banuar nga paria/feudalet e famshem te Dukagjinit, si Imzot Pal Dukagjini, plaku dhe djemte e tij, Nikolla Dukagjini, Leke Dukagjini, Progn Dukagjini dhe Stefan Dukagjini, qe ne ate kohe ishin Zoter te Zadrimes dhe malesive te Pukes, Iballes dhe Spasit. Por popullsia e ketyre aneve shfrytezohet barabarisht nga turqit. Turqit marrin me force grate dhe vajzat per gra’te vetat, ne vecanti per te lene trashegimtare, sepse ata vet jane jetim/vetem. Ata sí lene ata te jene te krishtere, ata i detyrojne prifterinjte e famullise dhe peshkopet ti binden besimit te tyre gje e cila eshte e ndaluar me ligj nga papa. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit, perandor i Turqise, nje feudal Musliman i quajtur Pashai i Dukagjinit, qe ishte lider i shume provincave, kur ky kaloi permes Zadrimes, u bashkua me te dhe shkoi pastaj ne Kostandinopoje dhe i kerkoi perandorit ti bente atij nje nder dhe t’i jepte Zadrimen si vakuf per hater te shpirtit te tij me kusht qe ai te ndertonte tridhjete ura gjate lumenjve te Zadrimes, keshtu qe kur ai te vdiste udhetaret ti sherbenin shpirtit te tij. Perandori dha gjithashtu urdher qe njerezit te mos iu nenshtroheshin spahijve, sic bejne gjithe kristianet e Maqedonise dhe krahinave te tjera nen sundimin turk, por te ishin ne vartesi direkte tek perandori permesa nje mbledhesi te te ardhirave i cili do te emerohej cdo vit. Shumica e popullsise se zadrimnes ran dakord me kete sepse ata mund te paguanin shume me pake se sa paguanin nderkohe krahinat e tjera. Per te ruajtur kete rregull Zadrima duhej te dergonte shpesh nje delegacion kryepleqsh ne Kostandinopoje per te rinovuar kete rregull tek perandoret. Keshtuqe popullsia e Zadrimes nuk do te ishte me tani e tutje nen vartesine e spahijve, dhe nuk do te tiranizohej nga sanxhak bejt, nga grumbulluesit e te ardhurave, kadijte, vojvodet, etj. Popullsia e Zadrimes zoteronte peseqind dokumentet qe ruanin kete zakon dhe kjo u pasua pas perandor Sultan Sulejmanit dhe nga pasuesit e tjere si nga Suuiltan Selimi, Bajazidi, Murati III (qe u vra ne Poloni), Mustafaj, Murati IV, dhe perandori aktual Ibrahim. Keshtuqe pas kesaj marreveshje provinca e Zadrim`s qeverisej si nje republike duke u drejtuar nga kryepleqte e saj.

 

Me ndihmen e Zotit ne do te kthehemi tani tek numrimi dhe pershkrimi i kishave te famullise se Zadrimes, qe ka gjithsej nente kisha famullie. E para nga keto eshte kisha e quajtur kisha e Shen Gregorit nen Nenshat, qe i referohet te meparshmes kur qyteti i Sapes eshte permendur. E dyta eshte kisha e Shen Merise e Troshanit se bashku me Fishten, qe perfshijne 700 te krishtere. Ketu jane dy prifterinj famullie, njeri quhet Dom Prend Sinci dhe tjetri Dom Pjeter Manesi. Kisha e trete eshte ajo e Shen Stefanit, midis Blinishtit dhe Gjadrit, dy fshatra te mdha keto te ndertuara nga I lartpermenduri Imzot Nikolla Dukagjini. Kjo eshte famullia me e madhe dhe me e pasur jo vetem ne Zadrime por dhe ne gjithe Shqiperine, dhe ku vetem fortesa e Blinishtit permban 150 shtepi kristiane. Per t’u kujdesur per kete kishe jane tre prifterinj, njeri quhet Dom Pjeter Bardhi, dhe te tjeret jane Dom Gjon Milla dhe Dom Simon Messi. 
Kisha e katert eshte ajo e Shen Demetrit ne fshatin e Krutes, qe sherbehet nga prifti Dom Gjergj Bardhi, dhe Dom Mark Kryeziu, Dom Jubani dhe Dom Pal Grinema, dhe qe perfshin kater fshatra si Krytha, Dajci, Kotorri, Kodheli, qe perbejne gjithsej 800 fryme. Kisha e peste eshte ajo e Shen Panatleonit ne kodren e Mabes, ku shihet e shkruar ne muret shihet i shkruar dhe konsakrimi i Antonio Brunit, arqipeshkv i Barit, dhe qe perfshin kater fshatra si, Maba, Zojz, Gramshi, Dragusha, Pacrami. Kisha e gjashte eshte ajo e Shen Johanit, e vendosur ne fshatin e Shkjezit dhe endertuar mbi nje koder qe sheh nga Drini, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri quhet Dom Gjek Kabashi i vjetri dhe tjetri Dom Martin Gama. Kisha e shtate e famullise eshte ajo e Shen Merise se Dejes, ndertuar ne luginen e malit te Dejes. Deja ka qene nje qytet i prishur ne kohen e princ Skenderbeut, qe perfshin gjashte fshatra, Mjeden e siperme, Spatharen, Zadeja, Sheldia, Lisna, dhe Lacin, me 100 shtepi dhe 700 fryme besimtaresh, per te cilet kujdeset prifti Dom Luka. Kisha e tete eshte Shen Meria e Glines, ndertuar ne luginen midis lumenjve Gjader dhe Gline, qe perfshin tre fshatra Hajmeli, Raneza, Narac, me shtatembedhjete shtepi dhe 490 fryme besimtaresh, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri i quajtur Dom Pjeter Buza, dhe asistenti i tij, Dom Gjergj Jubani. Kisha e nente eshte ajo e Shen Merise se Vetebesuar, per te cilen kemi folur me larte dhe qe kjo kishe mbulonte qendren e Zadrimes. Pervec ketyre nente kishave te famullise ka patur dhe tete kisheza ose capele komemorative/perkujtimore ne Zadrime qe jane quajtur capele te peshkopit. E para nga keto eshte ajo e Venerandes ne fshatin Zojz si perkujtimore e Shen Anit te mes Korrikut, e dyta eshte ajo e Shen Markut evangjelistit te malit te Dejes e celebruar ne muajin prill, dhe e resturuar nga Merti Buza, e treta eshte ajo e Shen Angjelit, e celebruar gjate Pentecostit ne fshatin Nenshat, e katerta eshte ajo e Shen Nikolles se Lumes ne fshatin Mjedae Poshteme, e pesta ajo e Shen Johanit te Hajmelit, e gjashta ajo e Shen Gjergjit, e shtata ajo e Shen Shen Venerandes mbi Suke dhe e teta ajo e Shen Johanit te Kallmetit.
__________________
Kërkoje vetë fatin, me jetën mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !



Kostandin Kristoforidhi 

 

Imazh

(1827 - 1895)

Lëvrues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës. Lindi në Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi në Stamboll më 1857 dhe për të treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqip hartoi një Memorandum për gjuhën shqipe. Qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhjatës së re toskërisht e gegërisht. Paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta (1860). U vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përtkhimin e parë gegërisht Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhjata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim Krijesa dhe të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t'u mësuar bashkatdhetarëve shqipen letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor të Biblës. U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë, por jepte fshehurazi mësime të shqipes. U vendos përfundimisht më 1884 në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.

Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkoIlën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin më 1867 në Stamboll dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U përpoq me Hasan Tahsinin e të tjerë të ngrinte shkollën shqipe. Idetë më të rendësishme i ka shprehur në një letër Nikolla Naços më 1888.

Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës shqipe . Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë; ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të shumta të visareve të gjuhës së popullit, dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe në përkthimet e në veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën me tregimin e shkurtër Gjahu i malësorëve (botuar më 1902). Punoi për një sistem arsimor kombëtar, të mbështetur në një pedagogji e didaktikë përparimtare demokratike.

Në pikëpamjet politiko-shoqërore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Shpresën për lirinë e Shqipërisë e mbështeste te vegjëlia, si rrugë kryesore shihte zgjimin kombëtar nëpërmjet shkollës e kulturës dhe gjuhën amtare e shihte si mjetin më të rëndësishëm për përparimin kombëtar. Ishte ndër përfaqësuesit e parë që u bënë shprehësit ideorë të lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje për ta vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të arsimit.


Jeronim De Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

Jeronim De Rada
(1814 - 1903)

Derada.jpg

Emri: Jeronim
Mbiemri: De Rada
Emri alternativ:  
Profesioni: Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues
Ditëlindja: 1814
Vendlindja: Makia , Kalabrisë Itali
Ditëvdekja: 1903
Vendvdekja:  
Nënshtetësia: shqiptar

Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe tëgjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"

  • Milosao [1]'
  • Një pasqyrë e jetës njerëzore [1]
  • Serafina Topia [1]
  • Skënderbeu i pafan [1]
  • Fjamuri i Arbërit (revistë) [1]
  • Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja
  • Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner
  • Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri
  • Autobiografia2000 Tiranë: Onufri
  • Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R


Theofan Stilian Noli ose siç njihet ndryshe Fan Noli, ishte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Ai ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare.

Imazh
Imazh

Jeta
Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të mërej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet« të Sami Frashrit. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.

Veprimtaria Patriotike
Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjithëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoviniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare Vatra.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë Historia e Skënderbeut. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjërë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhnjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaj. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mergimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.

Në Mërgim
Fillimisht u vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e Revolucionit Demokratik të Qershorit, për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një Autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha Album u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha të fundit orgjinale dhe një tok shqipërime vjershash të poetëve të njohur.



Andon Zako Çajupi – koha dhe vepra e tij
 

 

  Botohet e plotë vepra e Çajupit, duke respektuar vullnetin e fundit të autorit. Nën përkujdesin e prof. dr. Jorgo Bulos, akademik, për herë të parë kemi Çajupin integral, një nga shkrimtarët dhe poetët më interesantë shqiptarë, pjesë e fondit të artë të letërsisë shqipe. Vepra, një promovim special në panarin e 11-të të librit të çelur dje në Pallatin e Kongreseve 

Sipas një thënieje biblike, njerëzit i ngjajnë kohës së tyre. Ata me veprën e tyre shprehin kohën në të cilën kanë jetuar. Edhe kur e tejkalojnë atë shprehin prirjen e kohës së tyre. A.Z. Çajupi, ndër të sprasmit shkrimtarë të Rilindjes dhe ndër të parët të erës moderne të letrave shqipe, është krijuesi që me veprën e tij, duke shprehur frymën dhe fytyrën e kohës së vet, i dha asaj edhe përmasën e së ardhshmes. Prandaj vepra e tij e shumanshme, si vepra e çdo krijuesi, nuk mund të kuptohet thjesht dhe vetëm si tekst, jashtë kontekstit historik e kulturor në të cilin u ngjiz. Shkrimi i parë që njohim prej Çajupit është në frëngjisht, me titull “Duke kërkuar një alfabet”, botuar në vitin 898 në revistën “Shqipëria të Bukureshtit”, përuron jo vetëm angazhimin e tij të vendosur në lëvizjen atdhetare, por dhe debatin për një nga çështjet më të nxehta e më të rëndësishme të lëvizjes kulturore e politike të Rilindjes për çështjen e alfabetit. Ky artikull ishte dëshmi jo vetëm e një përkushtimi atdhetar dhe e një mendjeje të hapur e të emancipuar, por edhe e një përgatitjeje që të befason me dijet gjuhësore, kur argumenton nevojën e alfabetit latin si më i përshtatshmi për shqipen. I mbrujtur me vlerat e qytetërimit perëndimor dhe me filozofinë iluministe, prej këtij shkrimi të parë e deri te më i fundit, Çajupi do t’i mbetet besnik vetvetes dhe përkushtimit për t’i parë shqiptarët dhe kulturën e shtetin e tyre të shkëputur nga traditat anakronike të një bote të perënduar anadollake dhe shoqërinë shqiptare të projektuar sipas modelit të qytetërimit modern evropian. Me publicistikën dhe veprën e tij letrare Çajupi mori që në krye anën më të përparuar të mendimit atdhetar, shoqëror e filozofik të kohës kur jetoi. 

Vepra e tij e parë poetike që e bëri menjëherë të njohur, ishte “Baba Tomori”, botuar në Kajro më 1902. Faik Konica, i magjepsur nga freskia dhe thjeshtësia e vjershave të kësaj përmbledhjeje, shkroi po atë vit: “Na leu një vjershëtor.” Dhe nuk gaboi. Poezisë shqipe i kishte ardhur një vjershëtor me zërin e tij të veçantë, me vizionin e tij të veçantë për jetën dhe me një ndjeshmëri të hollë për të pathënat e shpirtit njerëzor, me një gjuhë poetike që rridhte si këngët dhe ujët e burimeve të Zagorisë, e çliruar nga klishetë e ngurta, e mbrujtur me mallin e mëmëdheut dhe me mallin e dashurisë, përzier me erë trëndeline dhe me erë gjethesh. Por Konica kishte pikasur dhe një përmasë të re në poezinë e Çajupit, frymën e humorit, shijen e veçantë që i jep gjuhës së tij “kripa e Vlorës”. Me ato pak fjalë që u shkruan në “Albania” për “Baba Tomorin” ishte thënë thuajse gjithçka për vjershëtorin që sapo kishte lindur, por që do të bëhej shpejt një nga më të mëdhenjtë e poezisë shqipe, bard popullor i Atdheut, poet i dashurisë, mjeshtër i fjalës së kripur me humor, mik i lirisë në kuptimin e gjerë të fjalës, një nga personalitetet e papërsëritshme të kulturës shqiptare. 

“Baba Tomori” është vepra më e rëndësishme e Çajupit dhe një nga veprat më të rëndësishme të poezisë shqipe të Rilindjes. Te “Baba Tomori” u shfaq profili krijues novator i Çajupit, veçoritë e stilit dhe të talentit të tij të vetvetishëm. Shpirti atdhetar s’kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel, një këngëtar aq të përkushtuar të lirisë, shpirti erotik s’kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tunduese, shpirti shpotitës një penë aq të mprehtë e të guximshme dhe vjershëria shqipe një gjuhë poetike aq të njomësht e aq të afërt me këngën e popullit. Është kjo arsyeja që Çajupi i shumë veprave të tjera mbeti gjithmonë i njëjtësuar me “Baba Tomorin” dhe “Baba Tomori” me poetin. 

Kur “Baba Tomori” sapo kishte dalë në qarkullim dhe kishte marrë lavdërimet dhe kritikat e para, Çajupi lajmëronte se po bënte gati për shtyp një tjetër vepër me titull “Dhjata’ e vjetër e çfaqur”. Në variantin përfundimtar hoqi dorë nga ky titull dhe veprën e quajti “Baba Musa Lakuriq”, jo rastësisht, por për të shprehur më mirë përmes tij përmbajtjen e një vepre që tregonte lakuriq të vërtetën e miteve dhe të legjendave biblike. “Baba Musa Lakuriq” është një vepër komplekse, një parodi e aktualizuar e skenave dhe e personazheve biblike përzier me skena dhe personazhe reale të jetës shqiptare. Nënshtresa filozofike dhe filli biblik me të cilin endet rrëfimi i jep veprës një dimension dhe tingëllim universal. Skepticizmi për thelbin moral të njeriut, ideja e çlirimit nga vargonjtë e ideologjive, e bëjnë veprën një dukuri të re në letrat shqipe dhe në mendimin shqiptar, edhe pse ajo mbeti e pabotuar, ndoshta pikërisht për shkak të tronditjes që sillnin këto ide në mendësinë e lexuesit shqiptar të kohës. 

Por ndërsa “Baba Musa” flinte në sirtar, një tjetër vepër mori jetë në tavolinën e punës së Çajupit, tragjedia “Burri i dheut”, mbaruar në mars të vitit 1908, për të mbetur edhe ajo e pabotuar me gjallje të autorit. Vepra ka personazh qendror Skënderbeun. Poeti, si çdo rilindës, synonte të ringjallte kujtimin e Heroit Kombëtar, por në mënyrën e vet, duke thyer traditën e një rrëfimi historik dhe duke ndërtuar një subjekt tragjik, me një intrigë që nuk merr parasysh të vërtetën historike, por “të vërtetën artistike” sipas mësimit të Aristotelit, se historia tregon punët që kanë ngjarë, kurse poezia punët që mund të ngjajnë, dhe sipas gjedhes së tragjedisë “Heraklius, perandor i Orientit”, të shkrimtarit francez Pjer Kornei. 

Ndërkaq fillimi i shekullit të ri i kishte vënë shqiptarët përpara një realiteti të ri: i “sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt dhe ata duhet të zgjidhnin: të mbeteshin në gërmadhat e Perandorisë që po shembej, apo të ndaheshin një herë e mirë prej saj. Disa syresh nanuriseshin nga iluzioni se revolucioni xhonturk i vitit 1908 do t’u sillte lirinë, të tjerë, si dhe Çajupi, nuk i besonin këtij naiviteti. Pasi botoi pamfletet “Konstitucioni në Turqi” (1908) dhe “Klub’ i Selenikut” (1909), ku demaskon demagogjinë e turqve të rinj, e shpall haptas idenë e shkëputjes nga bota e vjetër dhe nga sistemet shtetërore teokratike për të përqafuar qytetërimin evropian, Çajupi shkruan komedinë “Pas vdekjes” (1910), e cila e merr temën po nga problemet e lëvizjes patriotike pas revolucionit xhonturk. Të dyja këto vepra kanë hyrë në repertorin klasik të teatrit shqiptar. Në qoftë se me “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” (botuar më 1902 te “Baba Tomorri”) Çajupi inauguroi komedinë e zakoneve në letrat shqipe, me “Pas vdekjes” inauguroi komedinë politike. Objekt i satirës së Çajupit në këtë vepër bëhen pseudopatriotët vanitozë, që flirtojnë me demagogjinë e xhonturqve. Me ripunimin që i bëri komedisë pas dhjetë vjetësh, Çajupi theksoi përmasën aktuale të veprës. Gjithsesi, dhe kjo vepër mbeti e pabotuar me gjallje të poetit, i cili më 1921 botoi “Përralla të La Fontenit” dhe më 1922 “Lulet e Hindit”, një tufë vjershash nga letërsia sanskrite, duke vënë kështu një gur themeli në shkollën e përkthimit shqip të letërsisë botërore. I ngazëllyer nga fitorja e forcave demokratike, të udhëhequra nga F.S. Noli në qershor të 1924-ës dhe me dëshpërimin e një republikani që pa të vendosej monarkia në Shqipëri më 1928, shtyu ditët e fundit derisa më 13 korrik të 1930-s mbylli sytë në vilën e tij, në lagjen aristokratike Heliopolis të Kajros, i rrethuar nga shqiptarët patriotë të Misirit dhe i harruar në atdhe. 

Çajupi rinovoi një traditë letrare dhe krijoi një traditë të re. Vepra e Çajupit nuk është thjesht një hallkë që lidh epokën letrare të Rilindjes me atë që erdhi pas saj, por një faktor i progresit artistik të letërsisë shqiptare në fazën e kapërcimit nga romantizmi në realizëm, nga patosi afirmativ kombëtar e patriotik, në patosin social kritik. Ky ishte një hap i madh, që e integronte letërsinë shqiptare në rrjedhat moderne të zhvillimit të saj. 

Ideja patriotike kishte ushqyer frymëzimin e poetëve të Rilindjes dhe gjithë lëvizjen letrare të romantizmit. Çajupi hyri në këtë lëvizje me përkushtimin e atdhetarit të djegur nga dëshira për liri e nga malli për mëmëdhenë; por ai do të hynte në këtë lëvizje edhe me talentin e shkrimtarit që do të mbillte me krijimtarinë e tij farën e dezintegrimit të sistemit artistik të romantizmit, edhe atëherë kur mbetej brenda rrethit tradicional të motiveve atdhetare, edhe pse deri në fund të jetës u qëndroi besnik idealeve patriotike. 

Çajupi u dha një përmbajtje të re, të gjallë dhe konkrete këtyre idealeve. Toni i hapur luftarak i shprehjes së tij poetike do të shënonte një thyerje në rrjedhën e patosit retorik sentimental e të frymës legjendare romantike, që karakterizonte shpesh ligjërimin artistik të poezisë para tij ose të kohës së tij. Ai e afroi, duke e zhvendosur nga e kaluara në të tashmen, idenë e traditave liridashëse të popullit të vet, të cilin e grishi të rrokte armët, jo përmes gojës së personazheve historike, po përmes zërit të vet si poet qytetar. Vepra e Çajupit nuk evokoi thjesht atdheun historik, të imagjinuar ideal prej shqiptarëve, por i këndoi dheut ku u kishte rënë koka, ku vuanin e gëzoheshin dhe ku ëndërronin t’u preheshin eshtrat. 

Vendi i Çajupit në historinë e kulturës shqiptare, si një shkrimtar që nga një anë shprehu mendësinë e Rilindjes dhe nga ana tjetër e tejkaloi atë, lidhet dhe me një aspekt tjetër të veprës dhe të personalitetit të tij. Me Çajupin nis të shfaqet në jetën letrare shqiptare tipi i poetit civil, që ndien nga të parët, bashkë me Konicën e ndonjë tjetër, krizën e idealeve të Rilindjes, edhe pse me to e lidhnin mijëra fije. Mund të ishte kjo një pozitë tragjike për një krijues mbi të cilin bëjnë trysni dy palë forca: ato që e mbajnë në vend dhe ato që e tërheqin përpara. Te Çajupi nuk u ndie as drama e shkrimtarit të shtangur në udhëkryq, as pesha e rëndë e forcave të inercisë. Ai shikonte përpara, sepse kishte kurajën civile ta vështronte të vërtetën në sy, sepse i kishte dalë dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrë integralisht, pa një qëndrim kritik dhe vetëkritik, nuk i përgjigjej më situatës së re historike. Ajo që ndodhte para syve për Çajupin kishte forcë më të madhe se trysnia e mendësisë tradicionaliste romantike. Përballë imazhit të një jete idilike, ose përballë peizazhit të mbushur me magji e këngë shtojzovallesh, poetit i vrisnin sytë plagët shoqërore, morale, në trupin e kombit; përballë mitit të harmonisë shoqërore, ai shihte kundërshti e kontraste të mprehta, të cilat i pikasi edhe në gjirin e lëvizjes kombëtare, kur demaskoi ortën e njerëzve të degraduar të shtresave të vjetra shoqërore që u kishin shterur energjitë e tyre morale e historike; përballë figurës së shqiptarit të vizatuar me breroren legjendare të bartësit të virtyteve kombëtare e të përsosmërisë morale të trashëguar historikisht nga e kaluara stërgjyshore historike, i shfaqeshin vese morale dhe kundërthënie tronditëse të shpirtit njerëzor, që shoqëria moderne i kishte nxjerrë lakuriq në shesh. 

Rilindësit, bashkë me ta dhe Çajupi, morën përsipër dhe ia arritën ta kthenin idenë kombëtare nga një ideologji të një pakice intelektualësh në ideologji të shqiptarëve, por Çajupit dhe disa krijuesve të tjerë të brezit të fundit të Rilindjes u ra barra të kthenin në pjesë të mendësisë dhe të kulturës të shqiptarëve frymën kritike dhe vetëkritike për vlerat dhe cenet e tyre morale e historike. 

Në duelin midis vetëdijes romantike dhe vetëdijes kritike, te Çajupi po fitonte kjo e fundit, dhe kjo fitore i hapte udhën realizmit në letërsinë shqiptare të shekullit të kaluar. T’i shtrosh udhën një drejtimi të ri dhe një stili të ri, kjo nuk është një meritë e vogël për një krijues, dhe ky fakt nuk përbën një episod të zakonshëm në rrjedhën normale të një letërsie, por një pikë kthese historike në zhvillimin e saj. 

Çajupi nuk ringjalli thjesht disa elemente të një realizmi spontan që ishin shfaqur para tij në letërsinë shqipe. Ai kishte vetëdijen e një kuptimi realist të jetës dhe krijoi vepra si “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” e “Pas vdekjes”, ku sistemi i personazheve, thelbi i tyre moral e shoqëror, thurja e subjektit si mjet i zbulimit të këtij thelbi, janë përcaktuar prej këtij kuptimi. 

Ky kuptim është karakteristik jo vetëm për komeditë e tij, por dhe për lirikën e tij. Poeti i “Baba Tomorit” e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokë, e pasuroi frymëzimin historik të letërsisë së kohës me frymën sociale, me patosin qytetar e kritik. Ai i dha një përmbajtje të re frymës popullore, që ishte një tipar i brendshëm i poezisë së Rilindjes, sepse e gatoi atë me hallet e bujkut e të njeriut të zakonshëm, me brengat e mërgimtarit dhe të bariut; ai nuk i këndoi një dashurie platonike, por një dashurie tokësore. Lirikat e tij dashurore, pak të studiuara, janë një model i modernitetit të ndjesisë artistike ndaj bukurisë femërore, por dhe i skepticizmit ndaj thelbit të moralit të shoqërisë së kohës. 

Letërsia shqipe e Rilindjes Kombëtare është, në mos e vetmja, nga të rrallat letërsi romantike që thuajse nuk e pranoi satirën dhe sarkazmin në arsenalin e mjeteve të saj. Kjo kornizë i vinte pranga vetëdijes kritike e qytetare të Çajupit dhe ai i theu ato pranga duke e pasuruar letërsinë me një përmasë të re. Por ky kalim nga entuziazmi afirmativ romantik në patosin sarkastik ishte brutal dhe gati skandaloz për veshët e pamësuar me të. Këtu duhet kërkuar dhe përgjigjja e pyetjes që ka munduar shpesh studiuesit: pse u prit në mënyra të ndryshme vepra e Çajupit nga kritika, e cila ose i thuri himne, ose i lëshoi anatema. Shkaku ishte se ajo trondiste disa norma, thyente disa kanune e prishte amullinë, në klimën e së cilës rrezikonte të vegjetonte krijimtaria artistike. 

Heronjtë e poezisë romantike të Rilindjes dhe personazhet e eposit romantik te Naimi dhe më pas deri te Fishta, ishin në përgjithësi monokromë, të bardhë ose të zinj, trima ose frikacakë, atdhetarë ose tradhtarë, të mirë ose të këqij, kurse me veprën e Çajupit nis procesi i shpërbërjes së këtij koncepti; në të shfaqet një tip i ri heroi, me shpirt e tipare kontradiktore, me botën e vet morale, ku ndeshet virtyti me vesin, shfaqet një hero me portretin e vet të veçantë, ku përzihen ngjyrat, dritat dhe hijet. Nga kjo vetëdije realiste buron shpesh një qëndrim i dyfishtë emocional, pohues dhe mohues, si dhe ajo rrymë humori edhe me vetveten e heroit lirik, që shpesh identifikohet me poetin. Tana e komedisë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” është një shembull i mjaftueshëm për të kuptuar se në galerinë e tipave të letërsisë shqipe po hynte një personazh i ri, jo thjesht si tip shoqëror, por si realizim artistik. E kapërthyer në kontradiktën e saj të brendshme, si viktimë e jetës dhe e koncepteve patriarkale dhe si mbrojtëse e tyre, ajo ka merituar simpatinë dhe shpotinë nga ana e shkrimtarit. 

Nuk mund të flasësh për veprën e Çajupit, pa iu referuar marrëdhënieve të saj me folklorin, e cila është një marrëdhënie e brendshme e thellë, që buron nga njohja e shpirtit të popullit, e mendësisë dhe e filozofisë së tij. Çajupi u nis prej traditës së folklorit të vendlindjes dhe e shpuri atë më tej, duke e përpunuar e duke i dhënë një shprehje të re e të freskët artistike. 

Fryma atdhetare e këngës historike popullore e bëri më luftarake lirikën patriotike të Çajupit; nota sociale e lirikës popullore e bëri më realiste poezinë e Çajupit; freskia dhe sensualizmi i lirikës erotike zagorite e bëri më njerëzore e voluptive lirikën dashurore të Çajupit, kurse humori lab i dha veprës së Çajupit patosin satirik. 

Folklori nuk i dha Çajupit vetëm tharmin e frymëzimit poetik, por edhe mjetet e ligjërimit poetik. Në një kohë kur, siç shkruante De Rada, shqipes i qe këputur më shumë se një tel, ose siç shkruante vetë poeti, në një kohë kur gjuha shqipe ishte e pamjaftueshme si gjuhë e poezisë, Çajupi në vazhdën e Naimit rigjallëroi mekanizmat e brendshme të gjuhës dhe “inventarin” e saj poetik, duke shfrytëzuar sidomos traditën folklorike. Ai ngriti nga gjuha dhe kënga popullore në gjuhën e letërsisë artistike një tog fjalësh të zakonshme, të cilat nisën të tingëllonin poetike. Këto fjalë do të formonin shtresën e re stilistike të leksikut poetik të shqipes. 

Kuteli do ta quante Çajupin “Mistrali i Shqipërisë”, sepse me të u shfaq në galerinë e poetëve shqiptarë profili i poetit popullor në kuptimin më autentik dhe më të gjerë të fjalës. Por duke qenë një poet i madh popullor, Çajupi nuk mbeti as një poet folklorik, as një poet anakronik; përkundrazi, ai është një prej krijuesve më modernë e më të emancipuar të letrave shqipe. Për ta provuar këtë do të mjaftonte të kujtonim, veç të tjerave se në veprën e tij vërtet shprehu shpirtin e popullit të vet, por dha si gjykimin dhe paragjykimin e tij, duke pohuar të parin e duke mohuar të dytin. Kjo do të thotë se vetëdija moderne kritike e Çajupit e kishte kapërcyer vetëdijen romantike të adhurimit të vlerave të shenjta të shpirtit popullor. 

“Kujtimi i njerëzve të mëdhenj nuk është më pak i dobishëm për njerëzimin sesa prania e tyre”, - ka shkruar Seneka. Çajupi është nga ata njerëz të mëdhenj që nuk kanë lënë vetëm një kujtim, por dhe një vepër që e bën të jetë i pranishëm në jetën tonë dhe të brezave që do të vijnë. 

Kur na merr malli për magjinë e fjalës, le të këndojmë Çajupin; kur na mundon malli për njerëzit dhe gurët e vendlindjes, le të këndojmë Çajupin; kur na zë malli i mërgimtarit, le të këndojmë Çajupin; kur na djeg malli i dashurisë, le të këndojmë Çajupin; kur na zë malli për këngën e fyellit dhe malli i shqipes, le të këndojmë Çajupin. Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe i të rebeluarëve, poet i shpirtit të lirë njerëzor. 

Çajupi, një vepër e plotë 

Ky botim në pesë vëllime i veprës së A.Z. Çajupit, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim në mënyrë sa më të plotë e të saktë gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Veprat e Çajupit kanë pasur një fat disi të veçantë: disa prej tyre i botoi autori me gjallje të tij, disa u ruajtën në dorëshkrim dhe u botuan prej të tjerëve pas vdekjes së autorit, diçka mbeti në dorëshkrim, por e pabotuar, kurse disa vepra të tjera, që nuk arritën të botohen, sot nuk i njohim as në dorëshkrim. Veprat që botoi vetë autori janë: “Baba Tomori” (1902), “Përralla të La Fontenit” (1921), “Lulet e Hindit” (1922), ndonjë poezi e botuar në shtypin e kohës së tij, disa shkrime publicistike (“Duke kërkuar një alfabet”, 1898; “Konstitucioni në Turqi”, 1908; “Klubi i Selanikut”, 1902), botuar po në shtypin e kohës. Në dorëshkrim mbetën: komedia “Pas vdekjes”, një variant i së cilës u botua më 1937 nga S. Çapi dhe një variant tjetër i ripunuar prej autorit u botua më 1978 nga J. Bulo; tragjedia “Burr’i dheut”, botuar po prej S. Çapit më 1937; “Baba Musa Lakuriq”, që mbeti e panjohur deri më 1958 e që njohu më pas disa botime herë të pjesshme e të cunguara, e herë tërësore, por pa një kujdes të mirëfilltë filologjik për rindërtimin e tekstit kanonik; ndonjë shkrim publicistik (“Dhe neve të krishterë jemi”) dhe letërkëmbimi i tij. Libri me vjersha “Këngë dhe vome” dhe drama “Detyra” janë dy vepra që autori shpall se i ka gati për botim më 1922, por nuk u botuan dhe nuk dihet fati i tyre as si dorëshkrim. Në këtë larmi të gjendjes së teksteve të Çajupit për këtë botim u morën për bazë tekstet që shprehin vullnetin e fundit të autorit ose që qëndrojnë më afër tij. 

Ky botim synon të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Një nga risitë e këtij botimi është se gjithmonë, kur është e mundur, ai i referohet burimit të parë dhe jo një botimi të ndërmjetëm. Kështu, për vepra që janë botuar pas vdekjes së autorit, kur ruhet autografi i tyre, ky botim i referohet këtij të fundit, çka siguron respektimin e vullnetit të autorit dhe e shpëton tekstin nga ndërhyrjet ose dhe nga gabimet e shtypit, që mund t’i kenë rrëshqitur çdo botimi. Në raste kur vepra është botuar me gjallje të autorit, por ruhet dhe dorëshkrimi i saj (“Përralla të La Fontenit”), autografi ka shërbyer për të verifikuar gabime të mundshme të tekstit të botuar. Kuptohet se në punën për përgatitjen e kësaj serie të veprës së Çajupit janë marrë parasysh dhe botimet e bëra ndërkaq prej studiuesve seriozë Dh. Shuteriqi (1957), F. Dado (1984), M. Hysa (1983). 

Në këtë botim, duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje, që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim, që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore. Kuptohet që tekstet janë tejshkruar nga alfabeti që përdor Çajupi (me pak ndryshime nga alfabeti i sotëm) në alfabetin e sotëm të shqipes; janë ndrequr gjithashtu lapsuset ose gabimet e shtypit që kuptohen qartë dhe nuk lënë shteg për mëdyshje. 

Duke besuar se kjo seri përfaqëson botimin më të plotë dhe autentik të veprës së Çajupit, shpresojmë që ajo të ndihmojë për njohjen tërësore të saj nga lexuesi i sotëm dhe t’u shërbejë jo vetëm studimeve të ardhshme, por edhe botimeve të tjera, të veprave të shkrimtarit, nënkuptuar edhe ato që përfshihen në tekstet shkollore, për të shmangur anarkinë e kritereve, pasaktësitë dhe gabimet e shumta, nga të cilat ka vuajtur zakonisht botimi i klasikëve të letërsisë shqipe. 




Jakov Xoxa u lind në Fier, më 15 prill 1923. shkollimin fillor e mori në Fier, Vlorë, Berat, pasi familja e tij lëvizte sëbashku me të atin, që ishte punonjës I thjeshtë. Shkollimin e mesëm e filloi në Liceun e Korcës, e vazhdoi në Elbasan dhe e përfundoi në Tiranë, pas Luftës së Dytë botërore. Për arsye ekonomike ka bërë punë të ndryshme që në moshë të re. U lidh herët me luftën kundër fashizmit: më 1943 doli partizan. Studimet e larta i ndoqi një vit në Beograd, por i mbaroi në Sofie për gjuhën dhe letërsinë frënge. Ka punuar në Institutin e Shkencave dhe te gazeta Zëri i Rinisë. Shumë vjet ka qenë professor i teorisë së letërisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë periudhë shkroi disa tekste universitare për teorinë e letërsisë. Më pas ka qenë shkrimtar në profesion të lirë. Jakov Xoxa, një pjes të madhe të jetës e ka kaluar në Myzeqe, ne Pojan dhe Apolloni dhe po aty ka shkruar veprat e tij kryesore. Ai jetonte në Myzeqe për shkak të bindjeve të tij realiste. Trevat dhe njerzit e Myzeqesë kanë qenë njerzit objekt i përhershëm i krijimtarisë së tij. Po ato, nuk mund të pasqyroheshin me realizëm dhe vërtetësi, sic kërkonte estetica realiste, pa njohjen e tyre të drejtpërdrejt. Të jetuarit e tij në Myzeqe ishte pjesa e procesit të krijimit letrar, sepse, me njohjen e problemeve dhe të tipave të jetës, pikërisht, atje zinte fill edhe frymëzimi, edhe krijimi i tij. Jakov Xoxa e kuptonte realitetin e jetës si element të fuqishëm krijimi. Reagiteti, shkruante ai, jep lëndën; problemet, temat, idetë, konfliktet, tipat, karakteret, atmosferen etj., pa të cilat nuk mund të ketë krijim realist. Kurse fantasia e shkrimtarit, sipas tij, e merr fuqinë e vërtetë nga reagiteti, nga jeta. Por jeta bëhet pjes e vetëdijes dhe e përjetimit të shkrimtarit, bëhet objekt i krijimit të tij vetëm duke e njohur nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ja, pse Jakov Xoxa jetonte dhe punonte vazhdimisht në Myzeqe. Vdiq më shkurt 1979, në Budapest, pas një sëmundje të pashërueshme.

Mjeshtri i rrëfimit epik

Botimet e para latrare të Jakov Xoxës janë në vitin 1945 në gazeta. Ka botuar regime, novela, drama dhe romane.
Veprat kryesore:
1- Novela, 1949
2- Novela, 1958
3- Lumi i vdekur, roman 1965
4- Juga e bardhë, roman 1971
5- Lulja e kripës, (vëll.I 1980, vëll II 1981, roman pas vdekjes).
Ndihmesat kryesore të tij janë në llojin e romanit, të cilat qëndrojnë në themelet e romanit realist shqiptar, edhe si përvojë krijimi, edhe si vlera latrare.
Romanet e tij dallohen në letërsinë shqiptare për pikëvështrimin e gjerë ndaj jetës dhe vërtetësinë e paraqitjes së saj, për larminë e madhe të personazheve, për origjinalitetin dhe karakterizimin e theksuar realist të tyre, për linjat e shumta të veprimit dhe simetrinë kompozicionale, për begatinë gjuhësore, që ushqehet mjaft në të folurën popullore etj.
Por disa nga veprat e tij nuk mund t’u shpëtonim dot skemave të realizmit socialist.
Jakov Xoxa ishte shembull i shkrimtarit që e punonte dhe e ripunonte veprën deri në cakun e fundit të mundësive të tij. Ai e punonte atë me kujdesin më të madh dhe në gjithëcka: si në figurat themelore ashtu edhe në hollësitë e saj. Dhe, po ashtu, e ripunonte shume herë, derisa gente trajtën më të mirë. Lexuesi, thoshte Jakov Xoxa, nuk do të dijë fare se sa lodhet shkrimtari dhe as nuk do t’ia dijë se sa kohë e mban ai veprën e tij në dorë për ta punuar. Lexuesi cmon vetëm veprën, prandaj gjithë mundi i shkrimtarit përmblidhet te veprat e saj. Me dhuntitë e tij të rralla si prozator dhe po aq me punën e tij krijuese të jashtëzakonshme, Jakov Xoxa mbetet një nga mjeshtrit e shquar të rrëfimit të gjerë epik në prozën shqipe. Romani i tij më i rëndësishëm është Lumi i vdekur.

Personazhet – shëmbëlltyra të tipeve shoqërorë

Lumi i vdekur në letërsinë shqiptare shquhet sidomos për gdhendjen realiste të personazheve dhe për larminë e tyre. Në këtë roman ka një varg personazhesh të gdhendura me realizëm dhe vërtetësi. Të tillë janë: Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Sulejman Trafili, Vita, Suat bej Vërdhoma, Lip Gjanica, Adili etj. Disa prej tyre si, p.sh., Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Vita janë të plotë dhe arrijnë në shkallën më të lartë të personazheve realiste në prozën shqipe. Ato dallohen për karakterizimin botëkuptimor, psikologjik dhe ndjenjësor. Secili prej tyre, sic ngjet në romanin realist, shëmbëllen një tip shoqëror, me botëkuptim, psikologjinë, ndjenjat, mëndësitë karakteristike me gjuhën e vecantë etj. Nëpërmjet atyre janë shëmbëllyer disa nga tipat kryesorë të jetës shqiptare për të cilët rrëfehet.
Personazhi i Pilo Shpiragut është shëmbëllimi i tipit të fshatarit pa tokë, pa mbrojtje shoqërore dhe pa vetëdije shoqërore. Personazhi i tij është i plotë dhe i shumanshëm, me kundërshti të forta në vetvete, me lëkundje dhe zigzake të mëdha. Ai karakterizohet sidomosnëpërmjet dialogut dhe monologut, që gati janë të barazvlefshëm, por karakterizohet edhe nëpërmjet rrëfimit dhe përshkrimit. Dialogu dhe monologo dramatik, duke nxjerr në sipërfaqe thellësit e mbyllura të psikologjisë së tij, zbulojnë kundërshtitë, lëkundjet dhe zigzaket e tij të brendshme. Në dy rrethana të ngjashme, p.sh., Pilo Shpiragu mban dy qëndrime të kundërta. Këto dy qëndrime janë dhe skajet e lëkundjeve të tij të mëdha.

Rrethana e parë: ai plagos Veli bej Vërdhomën, që tentoi të cënonte nderin e së shoqes së tij. Ky është shkaku që beu, pronar i tokës, e dëbon atë familjarisht nga fshati Grizë. Për të ruajtur nderin dhe dinjitetin, Piloja merr përsipër të përballoj dëbimin nga fshati, që ishte shkatërrimi ekonomik më i madh. Në rrethanën e parë, Pilota pranon të mbetet pa mjete pune dhe jetese, por të ruaj nderin dhe dinjitetin.

Rrethana e dytë: pas shumë stërmundimesh, kur tregtarët Gjanica i heqin përsëri nga dora të gjitha mjetet e punës dhe të jetesës, familja e Pilos mbetet edhe më keq. Në mes të këtij shkatërrimi të plotë ekonomik, shpreson te ndihma e Suat bej Vërdhomës, që e shihte si të vetmen mundësi shpëtimi. I përhumbur në arsyetime pa rrugëdalje, e shpie të bijën shërbëore te Suat bej Vërdhoma, megjithëse në fshat njiheshin babëzitë e tij epshore. Në rrethanën e dytë, përball vështirësive ekonomike të pakapërcyeshme, Pilota e ka humour krenarin e dinjitetit, madje e ka humour edhe ndjeshmërinë ndaj nderit. Karakteri i tij krenar fillon te epet, morali i tij i lartë bie. Ai mbërrin, kështu, në prag të bjerrjes morale, por nuk është rrëzuar.
Mjerimi ekonomik, si forca shkatërruese më e madhe, rrëzikon moralin, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor.
Personazhi i Pilos karakterizohet edhe nëpërmjet përshkrimit realist të portretit të tij të jashtëm, bie fjala, nëpërmjet përshkrimit konkret të shtatit, fytyrës, gjesteve, veshjes etj. Prandja figura e tij, e karakterizuar me realizëmtë thellë dhe me vërtetësi të madhe, është shëmbëlltyrë e gjallë e fshatarit të asaj kohe.
Personazhi i Koz Dynjasë është shëmbëlltyrë e tipit të fshatarit pa tokë, me vetëdijë shoqërore kryengritëse dhe të indoktrinuar me idetë comuniste. Prandaj edhe ndryshimet shpqërore dhe ekonomike i pret me dhunë, me revolucion si në Rusi. Mënyra kryesore e karakterizimit të tij është e folura ironie që përdor ndaj kundërshtarëve. E folura e tij ironie shpreh jo vetëm përbuzjen, por edhe epërsinë e tij mentore dhe morale ndaj Suat bej Vërdhomës, qehallarëve etj.
Personazhi i Vitës është një tërësi ndjenjash, prandaj gati receptohet nëpërmjet ndjenjave të saj si një heroinë sentimentale. Ajo më tepër përjeton dashurinë sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e përditshme. Prania e saj ndihet e fortë në krejt romanin, kurse bëmat dhe sjelljet shihen më pak. Zgjimi I ndjenjavedashurore shkon krahas zhvillimit femëror dhe zbukurimit të saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron atë. Përshkrimet për zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin femëror janë ndër më emocionueset dhe të rralla në prozën shqipe. Edhe marrëdhëniet e saj me të tjerët, kryesisht, janë marrëdhënie ndjenjash. Si bijë vuan dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohëshme të së ëmës, si motër provon herëtdhembshurinë për vëllanë dhe motrën e vogël jetime; si vajzë e sinqert dhe pa paragjykime përjeton thellë dashurinë erotike për Adilin.
Dashuria për Adilin njëjtësohet me vetë jetën e saj, me kënaqësit sublime, me bukurinë dhe lumturinë e jetës.
Vita, gjithashtu, është simbol I pasioneve rinore të vrullshme dhe të pandalshme, është simbol I dashurisë që cel edhe në kënetën e jetës, edhe në mes të fanatizmit, symbol I gëzimit dhe I përtëritjes së jetës; simboli I femrës që ngacmon erotikisht njerëzit dhe poetizon krejt mjedisin.
Në karakterizimin tepër dallues të personazheve një rol të madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori që përdorin, ashtu edhe mënyra e të folurit, përputhet me botëkuptimin dhe gjendjen e tyre shoqërore, me veprimtarinë jetësore, me ndjenjat, mëndësitë, karakterin, pasionet e tyre etj. Personazhi I Pilo Shpiragut, p.sh., ka fjalorin e kufizuar të fshatarit të pa shkollë dhe të pa dalë nga fshati, vetëm me fjalë të jetës fshatarake. Me natyrën e tij të mbyllur në vetvete, për shkak të pasigurisë të përhershme dhe të mosbesimit ndaj të tjerëve, Piloja flet pak, shkurt dhe në mënyrë të prerë. Si mëshirim I fshatarit të mencur e të matur, I formuar me filozofinë praktike të jetës, shpesh dialogun me shprehje të përpunuara në trajtën e fjalëve të urta. E folura e tij, në një masë, është e ngurtësuar, sepse është e trashëguar bashkë me mënyrën e jetesës, mëndësit dhe zakonet.
Suat bej Vërdhoma, që është shëmbëlltyrë e një tipi të shtresës së lartë të bejlerëve, ka një fjalor të larmishëm. Ai flet pëer bujqësinë, shtetin, ligjet, zakonet, kurthet, mashtrimet, qejfet, seksin etj., që janë edhe interesimet e tij. Si mishërim I pronarit sundimtar, e folura e tij zakonisht është në trajtën e urdhërit, por edhe me shprehje fyese ndaj bujqëve, rojave dhe vartësve. Kurse si mishërim I tiranit djallëzor të fshatit, përdorë fjalë me nënkuptime, herë nxitëse dhe mikluese, herë ndaluese dhe fshikulluese.
Personazhet e Sulejman Tafilit, Adilit dhe personazhet e tjera të familjes kosovare dallohen edhe më tepër prej të folurës së tyre në dialektin geg. E folura e tyre në gegërisht ringjall përkatësinë krahinore dhe, krahas saj, zbulon traditat, zakonet dhe mendësitë e tyre. Gjuha e këtyre personazheve është më e thukët, por me rrjedhë të njëtrajtshme, plot shprehje karakteristike dhe fjalë të urta. Kështu, Jakov Xoxa, në letërsinë shqiptare, mbetet nga mjeshtrit e karakterizimit të theksuar të personazheve nëpërmjet fjalës së tyre. Personazhe të tilla realiste, kaq të ngjashme me tipat e njëmendtë të jetës, sic janë te Lumi I vdekur sjellin me vërtetësi jetën e gjallë të kohës për të cilën rrëfehet.

Dramatizimi – nderje emocionale

Lumi I vdekur ka një dramatizëm të theksuar. Ai përftohet prej konflikteve të forta ndërmjet personazheve.
Personazhet kryesore, zakonisht, janë disa konflikte njëherësh, prandaj secili prej tyre është hero I një drame më vete. Kështu, romani përbëhet nga një varg dramash të forta të lidhura me njëra – tjetrën. Familja Shpiragu, bie fjala, është në disa konflikte njëherësh me rrethin shoqëror dhe, po ashtu, brënda kësaj familjeje ka disa mikrokonflikte.

Mbishtresa simbolike, shenjë e stilit modern

Lumi I vdekur ka edhe një mbishtresë simbolike, që e rrit ndjeshëm shprehinë e tij. Lumi, rruga, qerrja, rrotat e qerres nuk janë vetëm objekte kryesore të romanit, por janë dhe simbole. Fjala e parë e titullit është lumi, që në kuptimin më të përgjithshëm, simbolizon rrjedhën e kohës, e cila shkon pa kthim, rrëmben dhe fshin gjithcka. Kurse në kuptimin më konkret simbolizon rrjedhën e jetës shqiptare të kohës që rrëfehet. Titullohet Lumi I vdekur, sipas një hidronimi të njëmendtë në Myzeqe. Rrjedha e jetës shqiptare përngjasohet kështu me Lumin e vdekur. Lumi I jetës shqiptare, sipas shëmbëlltyrës së romanit, është edhe ai I vdekur dhe I shterur, me tërë atë mjerim e varfëri, prapambetje, padituri dhe mungesë të ardhurash për të jetuar. Dhe, po ashtu, vërshimi I papritur I Lumit të vdekur, që përmbyt gjithcka, përngjan me shkatërrimin e përgjithshëm e të papritur që sillte kriza ekonomike e atyre viteve, si dhe lufta që sapo kishte filluar.
Qerrja shtëpi me të cilën mbartet familja e Pilo Shpiragut nga Griza në Trokth, d.m.th. nga fshati I dëbimit në fshatin e shpresës, është shenja e një qëndrueshmërie, e një bashkimi të fortë familjar, që mund t’I përballojë vështirësitë e reja. Ndërsa qerrja- - shtëpi në rrugën e madhe simbolizon vazhdimësinë e jetës dhe të shpresave, por edhe vazhdimësinë e varfërisë së skajshme, të pasigurisë dhe të vuajtjeve.
Në Pyllin Mbret, që është vendi I kuajve të egër, strehoen të dashuruarit e arratisur, Vita dhe Adili. Pylli Mbret është symbol I hapësirës së lirisë shoqërore dhe morale, I dashurisë së pastër e të pakërcënuar, është pylli I ëndrrave dhe I shpresës.
Kapja e kuajve të egër në Pyllin Mbret është një alegori për plojën e Luftës së Dytë Botërore, që po afronte. Kapja në lak e kuajve të egër, alegorikisht është kapja e dhunshme e njeriuttë lirë në lakun e ushtrisë dhe luftës.
Apolonia, qyteti I lashtë Ilir, me gjetjet arkeologjike ringjall lashtësinë e panjohur prej vetë shqiptarëve; ringjall lashtësinë e keqpërdorur nga padituria e tyre.
Edhe qeleshja e Adilit në shumë rrethana ka funksion simbolik, madje është simboli më emocional. Ajo është sinjal I ngacmimeve dashurore të Vitës. Por, është edhe sinjal I shqetësimeve atërore të Pilos, sic është dhe ngacmues I fanatizmit dhe I xhelozisë së vëllait, Llazit. Dhe, herë pas here, ajo është shkëndija që ndez thashethemet, mërinë, dashamirësinë, rivalitetin, ose lakminë për Vitën. Qeleshja e bardhë, që përngjan me dëborën veriore të Kosovës, prej nga kanë zbritur tafilajt krenarë, është metonimi simbolizues e disa tipareve kryesore të vetë personazhit që e mban. Shfaqja e qeleshesriaktivizon emocionet që shkaktohen prej cilësive dalluese të Adilit, sikurse janë: burrëria, dinjiteti I pacënueshëm, besa, krenaria e tepruar, vetëpërmbajtja, sinqeriteti e naiviteti, tradicionalizmi e fanatizmi. Në sytë e Vitës, qeleshja herë – herë, shfaqet si një ëndërr e bukur e dashurisë, por e largët dhe e paarritshme. Prandaj, qeleshja e bardhë shkakton vazhdimisht ngacmime emocionale të ndryshme.
Mbishtresa simbolike është një nga shenjat e stilit modern bashkëkohor, që ndërfutet në stilin realist të Jakov Xoxës. Në këtë tërësi simbolike veprojnë edhe parashenjat, që janë një vecori tjetër e stilit të tij.

Pjetër Budi
(1566-1622)

Pjetër Budi u lind në vitin 1566 në fshatin Guri Bardhë në rrethin e Matit.
Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual i mori në vendlidje pranë disa Ipeshkëve të ndryshëm që ndodheshin gjatë asaj kohe në ved.
Deri në moshën 21-vjeçare mendohet se ka qëndruar në fshatin e lindjes. 
Më pas bëhet prift dhe në vitin 1587 emërohet famullitar në Kosovë. 
Më vonë shërben për rreth 17 vjet si zëvendës i përgjithshëm për dioqezat katolike të Sërbisë.
Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mosdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.
Më pas vendoset në Romë, ku nuk qëndron kohë të gjatë.
Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës. 
Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe. 
Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Pjetër Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. 
Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. 
Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. 
Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. 
Në Dhjetor të vitit 1622 mbytet pabesishtë duke kaluar lumin Drin. 
Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por e planifikuar nga persona të pabesë të qarqeve të shumta anti-shqiptare që shikonin tek budi një atdhetar të flakët dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim kombëtar nga zgjedha e huaj.
Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. 
Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.

Gjatë jetës së tij Pjetër Budi u angazhua për dëbimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe në të njëjten kohë punojë dhe botojë një sërë veprash fetare në gjuhën shqipe.
Përktheu dhe botoi disa vepra fetare. 
Autor i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhen shqipe. Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. 
Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. 
Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare. 
Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. 
Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të Rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. 
Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. 
Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. 
Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. 
Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. 
Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. 
Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë...
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. 
Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.

Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. 
Pjetër Budi na ka lënë (trashëgim) 23 vjersha me mbi 2 300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. 
Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone. 
Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986. 
Ndërsa në Shqipëri, poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin 2002.

Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. 
Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. 
Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.
Gjatë viteve 1616 - 1622 bëri disa udhëtime radhazi në Itali, kryesishtë për qëllime atdhetare por edhe për të botuar veprat e tij.

Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. 
Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij i'a kushtoi çlirimit të vendit. 
Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. 
Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. 
Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre. 

Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. 
Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. 
Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit.
Sikurse shkruhej në letrën që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. 
Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. 
Ndër të tjera shkruan: 
"Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. 
Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… 
Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë.

Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera. 
Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua. 
I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, i'u vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. 
Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e dëgjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë. 
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishterë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit"...

Biografia

Pashko Vasa
 
Pashkovasa.jpg
Ditëlindja: 1825 - 1892
Vendlindja: Shkodër - Liban
Nënshtetësia: shqiptar
Zhanri: poezi

Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi në Shkodër në vitin 1825. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847 vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Për t'u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll, ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Pashko Vasa hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi në vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjies kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit, «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Penës së Pashko Vasa i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître», London 1887).

Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t'u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

Që nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.

                                       Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është pseudonimi i Dhimitër Paskos, i njërit prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme. 
Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa vdiq, më 4 maj 1967, si përkthyes.Mitrush Kuteli, si një personalitet demokrat që i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dënua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojë punën e tij krijuese në kushte të vështira ekonomike dhe i lënë në harresë nga shtypi zyrtar. 
Veprimtarinë letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj që kishin një frymë antizogiste në gazetën "Shqipëria e re", në Kostancë (Rumani).
Vepra letrare të tij janë vëllimet: "Netë shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatës", "Dashuria e berberit Artan", "Shënimet letrare", "Sulm e lotë", "Këngë e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengë", "Havadan më havadan", "Tregime të moçme shqiptare" etj. Si përkthyes ai pasuroi kulturën shqiptare me Kryevepra të letërsisë botërore si "Kujtimet e një gjahtari" të Turgenjevit, "Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit, "Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit, vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj.
Tregimet e Kutelit ose rrëfimet, siç i quan ai, përbëjnë në përgjithësi një prozë realiste me tërë shqetësimet e jetës së fshatit malor të Jugut. Në tregimin e tij gjejmë traditat më të mira të letërsisë sonë, përsa i përket rrymës së thellë demokratike. Personazhi i tregimit të Kutelit është fshatari shqiptar, i dhënë në marrdhënie e raporte komplekse me klasën feudale, në luftën e tij për mbijetesë në një shoqëri ku sundon anarkia. Në rrëfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakënaqësinë ndaj realitetit ose shqetësimin për fatin dhe dinjitetin e njeriut të thjeshtë e për vlerat shpirtërore të tij në kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu në opozitë edhe me shoqërinë e kohës. Pra e kaluara në rrëfimin kutelian u bën jehonë mjaft problemeve të realitetit shqiptar të kohës, si gjendjes së rëndë të fshatarësisë, shfrytëzimit të egër feudal, përpjekjeve dhe luftrave të saj për të ruajtur lirinë e për të jetuar me dinjitet.
Në këto tregime pasqyrohen edhe disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare si: kurbeti e vëllavrasja.
Një fshat i tërë shuhet nga veprimet çnjerëzore të beut, mali mbushet me kaçakë të betuar për hakmarrje, dashuria fshihet thellë e më thellë, shpirti i mërgimtarit digjet nga malli për vendin e vet, gërmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fëmijët i kthejnë hallet e rënda të prindërve të tyre në motive të lojës së pafajshme dhe kështu fillojnë të ndjejnë peshën e jetës.
Dallohen për problematikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natë muaji Shembiteri", "Natë marsi", "Qetësi para fërtyne" etj.
Dramaciteti i këtyre tregimeve është gërshetuar me një humor shumë të hollë, që vjen gjithnjë organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai përfaqëson optimizmin karakteristik të thjeshtë e me pasione të fuqishme.Tregimet e para të Kutelit u shquan për lirizmin dhe përshkrime dehëse, kurse të tjerat u shquan për thellësinë dhe vërtetësinë e përshkrimit të jetës. 
Historiani, etnografi e filozofi janë shkrirë me poetin, që i këndoi rrjedhshëm në prozë jetësinë e popullit të tij. Tregimet më të mira të tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vërtetësia e pasqyrimit nga ngrohtësia e ndjenjës dhe bukuria e mendimit. Në gjithë krijimtarinë e tij gjejmë përjetësimin e krahinës, të gjithë malësisë së Pogradecit. Ai i bëri në prozë krahinës së tij atë përjetësim që i bëri Lasgushi në poezi.
Proza kuteliane dallohet për lidhjen e saj të gjallë me traditën gojore, përrallën, legjendën e sidomos me baladën e Jugut, që ndikuan thellësisht në krijimtarinë e tij. Ky ndikim ndihet në mënyrën e dhënies së personazhit, në formën e shpalosjes së fantazisë e nostalgjisë, në mënyrën e trajtimit të motiveve e detajeve të shumta epike e lirike, të dhënies së botës shpirtërore, të personazheve, në ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, në zhdërvjelltësinë e gjuhës, në humorin dhe ironinë e hollë dhe humanizmin e thellë. Asnjë prozator shqiptar nuk është mbështetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Në tregimet e Kutelit, të konceptuara në përgjithësi në trajta epike, ndihet poezia e një jete të lashtë shqiptare të rizgjedhur nga shpirti i kombit. Në disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit", "I pasuri që ish i varfër fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinë Katerinëza" etj. Kuteli kërkon një përsosje shpirtërore, një drejtim të njeriut ndaj së mirës dhe humanes sipas filozofisë kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa më e madhe e krijimeve të këtij autori, janë tregimet mjeshtërore, që e ngritën prozën tonë të shkurtër në një shkallë të lartë ideoartistike. Proza e Kutelit është e fuqishme me frymë të theksuar popullore, me një gjuhë shumë të pasur e të përpunuar. Në përgjithësi ajo është realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj në të gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen në të kaluarën. Por kjo e kaluar është një mjedis ku ai qëmton probleme e motive të rëndësishme të kohës. Ai vështron në të kaluarën, për të sjellë jehonën dhe shembullin e gjithçkaje të mirë, që ruajti populli ynë nga rebeshet e kohës. 
Proza e Kutelit bën pjesë në fondin e artit të letërsisë sonë. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtësinë e poezinë e saj dhe është shembull i mbështetjes krijuese në traditën popullore. Në vitet '30 ky autor kontribuoi shumë shumë për ngritjen ideoartistike të prozës sonë të shkurtër në nivelin e poezisë, sepse deri atëherë ajo kishte mbetur prapa saj.
Mitrush Kuteli zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerësimi i drejtë e botimi që u bëri ai veprës së dy poetëve të shquar të viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atë në radhën e kritikëve të talentuar shqiptarë, me shije të përparuar, me intuitë artistike, gjykim të thellë e kulturë të gjerë. Ai gjithashtu mbetet një folklorist i apasionuar. Materialet që ai mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në vëllimin "Këngë e britma nga qyteti i djegur", Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi "Tregime të moçme shqiptare" etj.

  

Faik Konica



Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.


    

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.
Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.

 

                      

Marin Barleti


Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben. 
Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.
Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë.
Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim , të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroi , skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.



 

Gjon Buzuku

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbëritur deri në ditët tona, është "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigjje të plotë. ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe për kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet e mësojmë vetëm nga pasthënia e librit. Gjon Buzuku ishte një prift katolik, një famulltar i thjeshtë, që, me sa duket, punoi në Shqipërinë e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprën e tij ndoshta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Siç na thotë vetë, veprën e filloi më 20 mars 1554
Dhe e mbaroi më 5 janar të 1555, koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj nuk del e qartë.
Libri, ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëpër mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Është kjo një fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinën ose edhe faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kane qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës.
Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo , ndoshta është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në një kopje, të fshehur e të harruar që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit.
Kopja që gjendet, me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket , e kanë pasur nëpër duar. 
Përmbajtja e librit është fetare dhe kryesisht me pjesë liturgjie, pjesë që lexohen e recitohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare. Përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për disa disa tinguj të shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i ka gjuha latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorët pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël. 
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Jemi në kohën kur në Evropë kishte shpërthyer lëvizja për t'u shkëputur nga kisha katolike e Romës, lëvizja që njihet me emrin protestantizëm. Një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhën amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecën në këtë rrugë, edhe pse kjo është në kundërshtim me urdhërat e Vatikanit. Nga ato që thotë në pasthënie, duket se Buzuku nuk hyri rastësisht në këtë rrugë. 
Në rrethanat që ishin krijuar në Shqipëri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romës ishte e detyruar të bënte lëshime për t'i vënë fre islamizmit të popullsisë shqiptare. Këtë gjë e kuptoi dhe e shfrytëzoi Buzuku, i nisur jo vetëm nga qëllime fetare por edhe atdhetare. 
I ndikuar nga idetë e lëvizjes protestante, Buzuku iu vu punës qe besimtarët shqiptare shkrimin e shenjtë ta merrnin drejtpërdrejtë në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, si atdhetar, ai desh të bënte dicka për popullin e vet dhe është i vetëdijshëm se me punën e tij do t'i shërbente popullit të vet, jo vetëm për të dëgjuar e kuptuar përmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo përbën pikënisjen e shkrimit të gjuhës shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprën e tij ai mundohej të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por është edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Këto probleme e kanë munduar për një kohë të gjatë autorin, prandaj ai shkruan në pasthënie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nse shkruomit shenjtë, nse dashunit nse botëse, sanë, desha me u dedigune përsa mujta me ditune, me zbritunë (me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglojinë …>>
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njeri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë meshar të botës: Gjithë popullsinë e krishtene, ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga të gjitha këto del qartë se me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqipëtare dhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që te humanistet u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës së kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , në gjuhën shqipe.
Që nga botimi deri më 1740, gati dy shekuj Meshari ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740, atë e zbuloi në Biblotekën e Propaganda Fides afër Romës autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Pas kësaj çështja mbeti përsëri në heshtje edhe për më tepër se një shekull deri më 190 , kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi po jo më në Biblotekën Propagada Fides, por në Biblotekën e Vatikanit, në Romë, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Biblotekën tonë Kombëtare. Më 1968 gjuhëtari ynë i shquar Eqerem Cabej, bëri një botim shkencor të veprës së Buzukut, duke e shoqëruar me një studim më të gjerë për gjuhën dhe meritat e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtëshkrimi përgjithësisht i ngulitur dëshmojnë se kjo vepër duhet te jetë mbështetur në një traditë të mëparshme të shkrimit të shqipes kishëtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi vendi ynë, me sa duket e kanë marrë me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim një traditë për autorë që erdhën pas tij. Të shkruaje në shqip një libër fetar në një kohë kur kjo gjuhë nuk ishte lëvruar si gjuhë kulture, nuk ishte e lehtë. Buzuku ia doli mbane veç të tjerash edhe pse shfrytëzoi pasurinë e gjuhës pupullore si dhe mjaft fjalë të lashta, që ndoshta, i përkisnin traditës së shkrimit të shqipes para tij.
Gjuha e veprës ka në bazë të folmen e Shqipërisë Verilindore, por të bie në sy përpjekja për ta ngritur atë mbi dialektin nga është nisur. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare, të një proze me vlera letrare, që dallohet për mjeshtërinë e përdorimit të fjalës, dhe sigurinë e ndërtimeve gjuhësore pak a shumë të qëndrueshme. Meshari i Buzukut ka rëndësi shumë të madhe për historinë gjuhës së shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhën e Buzukut me shqipen e sotme, vërehen zhvillime të ndryshme që ka pasur gjuha jonë që nga shekulli XVI e deri më sot, gati për pesë shekuj.


   

Asdreni

Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudënimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave. Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.
Asdreni lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim "Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si një poet i talentuar lirik. 
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.

Krahas kësaj retorike që shkrihet në vjershën "Përpara" me një ndjenjë të sinqertë, gjejmë edhe lirika të tjera ku dashuria për atdheun shprehet më me thjeshtësi e spontanitet ndjenje përmes shkrimit të mallit për atdhe të mërgimtarit të djegur:

Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes! 
("Në mërgim")

Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dënon atë si shkëputje të forcave më të mira nga atdheu, dënon ata që e harrojnë vendin e tyre.
Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Më vonë kjo lirikë u drejtohet temave historike, merr një karakter më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.
Asdreni ka meritë të veçantë për thellësinë e problematikës shoqërore që lëvron për herë të parë në letërsinë tonë: ai shtron hapur çështjen e frymëzmit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet shtresave të larta dhe popullit, duke e parë këtë të fundit si forcë lëvizëse të historisë. Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim shoqëror të masave të shtypura, po s'e ka të qartë prespektivën. Problematika shoqërore i frymëzon Asdrenit vjersha tepër të fuqishme si "Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e një fjalor të ashpër. Edhe në këto vjersha ka retorikë, po ajo tretet në dufin e fuqishëm të revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës së Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj dhe krijon një portret kolektiv të popullit të shfrytëzuar. Më vonë, më 1935 Asdreni do të shkruajë një vjershë po aq të fuqishme. "Trashëgimi", që jep një tabllo tronditëse të gjendjes së mjeruar politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Shqipërisë në kohën e Zogut. Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat "Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912), çuditërisht e thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe plot forcë ku nëpërmjet këtij simboli të gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.
Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u përhapën në popull.
Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses.
Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër origjinal duke na e dhënë natyrën (për herë të parë në krahasim me rilindësit e tjerë) të shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në lirikat e veta të natyrës. Asdreni do na japë tablo të gjalla, konkrete e të dhimbshme të vendlindjes.
Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë poezinë tonë edhe në lëmin e formës, duke krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke lëvruar madje edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë një figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen në përgjithësi për origjinalitetin e tyre. Poezitë më të bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në formë me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë tonë me poezinë bashkëkohore evropiane. 
Veçse në kërkimet e tij për forma të reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit të vet krijues.
Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi që në vjershat më të mira mënjanohet nga shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit nëpërmjet prizmit të humorit të shëndetshëm fshatarak.
Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe e ndërlikuar si poet. Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë.

E-mail Address: Dra-GonNY@hotmail.com
Dionis-@live.com
Flamuri-I @hotmail.com
Mirë se vini në web. ju deshiroj kohë të këndëshme :P:O :D
This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054 This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free