This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054

This Web Site is Menaged By: Flamuri-I Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054
 

E dashur dhe shume e shtrejte, pra, ti deshiron te vish! Nje lajme i larget ky e i pabesueshem! Lajme i paimagjinueshem dhe befasues, befasues e shokues! Mos valle po ngrihet nje vale e bute dhe e pafundme? O ti, moj re, ere dhe pranvere hallkionike mbi ujrat stuhive, ta dish ti si po kalon ne shpirtin tim vale-vale stuhia e ndjenjave, o horizonte i pamate e i shqetesuar, o enderr mbi gjinjte e detit qe skane pare kurre debore me sy!
E embla ime, nuk duhet te ishim ndare kurre per çfare do arsyje! Kjo qe ndodhi ishte krim!
Por tani qe ti po vjen, cdo gje do te rifilloj nga e para. Ketu jane parashikimet dhe mundimi shpirteror i pakenaqesise se perhershme si dhe dyshimi per vetveten dhe ai caste i vetem qe vlen sa disa jete se bashku, çasti kur te ndjej, kur ti zhytesh ne perqafimet e mija e koka jote prek supin tim...
O ti, e caktuar per mua e per jeten time te handakosur, sa here te kam humbur gjate ketyre muajve te pafund e te paket sepse ti ke qene larg eshte me shume se te me mungosh sepse larg domethene larg, une nuk jam mesuar te fitoj diçka prape dhe nuk jam i zoti te pres sepse jetoj me ritme shume te shpejta dhe se me ka mbetur shume pak kohe, prandaj, eja se nuk dua te jetoj me pa ty dhe po e them kete pa me ardhur turp, po e them me ndjenjen e paturp te te semurit per vdekje sepse kjo ndjenje tashme me ka prekur e pothuajse po me shkaterron, prandaj eja, o drite e fundit perkedhelese per syte e mi, O Fata Morgane e arte mbi shkreteriren e jetes sime te harxhaur, o maje e palmes mbi oaz, eja sa me pare!
Une po dridhem dhe shoh qe edhe dora po me dridhet. Mezi mar fryme, i shpreh ndenjat dhe mendimet e mija me ane te duarve, hodha nje krah dru ne oxhak dhe po rri me sy ngulur te zjarri. Se ç'lindi atje e po me con diku mbrapsht, e kush veç teje mund te me zgjidhe te gjitha nyjet, e dashur, e kush perveç teje eshte ne gjendje te me zhyse ne stuhine e erres " bubulluese dhe me vete them, ah, hidhme, hidhme atje! Kam deshire te kercej drejt e te ti nga shkembimi i deshperimit, nga tropolina e shperfilljes, e gjendjes se pashprese dhe e pikellimit te madh, kam deshire ta djeg te shuaren time, e shtrejta ime. Syte e tu jane fare afer te mive dhe nuk egziston asgje tjeter veç territ e syve te tu e shiut te puthjeve te tua.
Nuk paskam vdekur? Mos valle nuk me kane vertitur diku si nje kukull pa vlere, si nje kukull me sy te ndritshem e tru te fiksuar? A nuk kam qene i vdekur gjith ate kohe qe nuk te kam patur prane? Ah, nuk kam me cfare te ngushellohem e te qetesoj veten sepse thikat e kohes se humbur me shpojne gjithandej. Ti nuk ishe prane, ti nuk ishe prane, ja e vetmja gje qe mund te mendoj.
Apasjonata! Ti nuk e di se sa here me ka ndodhur qe e kam humbur dhe e kam gjetur prap veten time. Ka pasur dite te tera qe nuk kam qene ne gjendje te shkruaj sepse gjaku me ziente si rryma e Malstrimit e sepse fjalet me perthyeshin si varkat e vogla kur fryn tajfuni, perpiqesha te qetesoja gjakun, ta rrethoja me ledhe, diga e trare derisa te shfaqeshe ti, por nga keto pak fjale qe me thoje ne telegram çdo gje u permbys pra, eja, o heshte e pameshirshme e drejtur ne zemren time.


E dashur, ne nentor ditet jane te shkurtra, ndersa netet te gjata. Diten edhe mund te merresh me diçka e te bredhesh neper qytet apo te besh ndonje gje tjeter, por kur shkulmat e para te eres bien qe nga ana e Harkut te Triumfit mbremjes dhe mbi shamps d'Elize ndizen dritat e reklamave, zemra ime mer fund se s'ka ku te kapet me e atehere ajo fillon te jepet mbas enderrimeve.
Enderron te vij me ty te Megi Ruth dhe Klice, te Fuke, ne Shvar, te ekpozita persjane dhe ne Luver, ajo rend, rend...
Krijese shume e dashur qe rrjedh shpejt e njekohesisht e perjetshme si nje rrahje e vetme zemre, qiell mbi nje karvan ndjenjash, qe enden si karvani i ciganeve, o qiell si ai ne tablone e Van Gongut qe ndodhet ne Luver, e dashur ishte mrekullin koha qe ndenja me ty! Ishte nje vere e tere plot drite, det e rini! Ne e ushqenim njeri-tjetrin me rini e gjalleri te ndjenjave dhe e ardhmja kthehej prape ne nje fre te tendosur ne duart tona, qe drejton disa kuaj bashke te mbrehur ne nje karroce qe vrapon ne rrugen e gjate drejt se panjohures e se ardhmes.
Ishte nje mrekulli te te shihja ty, e dashur, te rinuar, te shihja çapkenlleqet e tua qe NIçe i ka quajtuar supertrimeri e i vrojtur ne kohen e vet me shume vemendje.
Ti i ngjaje nje anije qe shkeputet pa zhurme nga bregu, qe eshte ngarkuar me nje mall te çmuar e se ciles gjate kohes qe ka qene ne port, i eshte bere nje remont shume i kujdesshem nga duar miqesore e tani ajo lundron me vela te shpalosura te fryra prej ererave te mbara...
Por tani ti je larg e ketu qendron e gjithe puna. Nuk kam pothuajse asgje se me çfare te genjej veten. Dita, eh, edhe shtyhet, por ah, as naten as diten nuk ia dal dot.
Me nje fjale, fakti qe nuk jemi bashke s'ka asnje kuptim... Mbremja bie mbi çatite e shtepive dhe ti ngul ata syte e tu te kuq, ne dritare e nderkohe lind pyetja e pyetjeve, pyetja e vetme, pyetja e mbremjes dhe e nates, ajo pytja budallaqe: ku do te jesh valle tani, a do te shoh shpejt valle, dhe A ME DO ME APO JO? Kur u nise heren e fundit kujtoja se te dashuroja, por tani e di se ajo nuk ishte ende dashuri e plote dhe mendoj se nuk jam i afte te te dashuroj me shume se tani sepse vetem tani te dua plotesisht pa lene asgje manget. Cdo gje imja eshte perqendruar te ti.
Adio, adio e dashur, e Vetmja ime.

E embel dhe e dashur, me fole ne telefon dhe neper zhurmen e oqeanit zeri yt nganjehere me vinte fare i qarte si kembane, si kembane qe tingellon e buçet nga skaji tjeter i tokes...
O yll i dashur i agimit qe ndriçon mbi druret e gjymtuar prej predhave, jam shume i paduruar dhe here pas here nuk i zoteroj dot nervat e nderkohe nuk gjej asnje gezim prej atyre qe me rrethojne.
Por papritur me kaplon nje vale, vala e aromave te barit te thate e barishteve te ndryshme, tamam sikur te jem ne mes te fushave te gjera ne vere, ne mes te flutyrave, gjinkallave e me ca balona letre diku tej qe i kan ngritur femijet. Dhe kjo vale e bute me duket sikur ka aromen tende, sikur me sjell lajme prej teje dhe atehere largohen te gjitha fatkeqesite sepse te ndjeje prane dhe nuk ndjehem me i hidheruare i vetmuar sepse po afron koha qe do te shihemi dhe çdo gje tjeter shnderrohet ne dhembje te embel, ne malankoli te lumtur, ne melodi te tristueshme sepse e ndjeje se ti mendon per mua dhe un jam ne gjendje ta ndjeje kete.
Fatkeqesi jane vetem vedekja dhe katastrofat, ndersa ti je vetem jeta, batica e gjelber qe perplaset ne shkembinjte e bregu, si prane asaj anijes ne Venecia prane brigjeve te Lidos qe legundesh gjithmone e mbremjeve futesh me thelle ne det me afre horizontit ku lekunden edhe shume te tjera tamam si tufa e flamingave ngjyre alabastri qe presin eren e ngrohte te mbremjes...
O ti, gezimi im... 


Thuamë që me do, duame e thuama kete. Kemi shume gjera per te arritur e kete do ta perseris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogel dhe e bukur qe vrapon neper detin me ngjyre te veres se erret, fluturo dhe eja tek une. Era feshferin ne gjethet e pemeve e me thote se pikerisht koha e lashte e yjeve na hodhi ne krahet e njeri-tjetrit. Eja pra, eja!
Ku jane floket e tu e ku eshte ai vit qe nuk na ka pare ende bashke? E urrej dhe e dua ate vit qe po ngjitet e po rritet e qe he per he i fsheh njembelljete muajt qe ka perpara, ndersa gjethet e te dymbedhjetit tashme kane rene e kane fluturuar kush e di se ku. Pra, eja te mos ndahemi me sepse cdo gje rrjedh kaq shpejt, cdo gje eshte kaq e shkurter, kumbimi i tyre mistik do te jete i shurdhet e magjepes sepse keta tinguj vijne nga thellesite e detit.
Duame dhe ma thuaj kete, mbaje pezull kohen me frymen tende sepse kur me thua se me do , nga kreshtet e dallgeve te harlisura del e duket Atlantida dhe ne si ne nje toke te thate do te kalojme Detin e Kuq te harreses.
Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e çarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur. 
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga çifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te çmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e çoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i çuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te çuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....
Drita e syve te mi, je aq larg prej meje saqe po shkruaj ne nje boshllek pafund...
Qielli mbi fushat e zhveshura e plot bore, eshte i gjelber, i larte dhe i paster. Siluetat e maleve te kujtojne siluetat e prera me gershere ne leter dhe po qe se ndjenjat kane deshire te kapercejne mbi to, ka rrezik te priten e te copetohen nga mijera thika... 
E ç'bej un ketu? Pse vij verdalle? E ne fund te fundit, pse e ruaj veten? Ah, te un jane shemtuar aq shume gjera dhe me duket se nen kembe kam aq shume mbeturina qe me duken si flete te vdekura te nje libri, Ato jane plot trishtim te pa shprese, plot ndjenja te renda, jane te shperndara e te vetmuara tamam sikur te ndodheshin ne shkretetire...
Nuk e di pse, por gjithe kohen mendoj se nuk te duhem me...
Ka te ngjare qe duke qene shume kohe te ndare, ndoshta ngaqe u njohem per nje kohe shume te shkurter apo mbase problemi qendron gjetke. Ka te ngjare qe un degjoj shume pak gjera per ty e mbase kjo eshte fetyra tjeter e Janusit, e cila mi ka ngulur syte e s'po m'i ndan dhe per mua mjafton qe ti hedhe sy qe fetyra e dashur te me dale para syve e bute, me ata sy te endrave djaloshare.
O ajer gjith arome gjedhesh! O ere e ngrohte dhe e lagesht qe vjen nga malet! C'ka ndodhur? Edhe mundem edhe nuk mundem ta kuptoj, e shoh veten dhe nganjehere shoh ne pasqyrimin tim jo veten time, me largojne dhe njekohesisht me mbajne ne vend, me ngrene perpjete e me groposin, eshte objek koditjesh dhe hobe, humbetire, fluturime e britme zogu ne thellesite e gjelbra e te arta te pyjeve qe i kam pare e njohur dikur...
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."





Comment e fundit 

Patjeter qe ka. Ndjenjat dhe te ndjerit jane nje larmi shume e madhe. Nese nuk do te ekzistonte nje krim specifik ai nuk do te njihej dhe rrjedhimisht nuk do te provohej frike prej tij (me perjashtim te rasteve halucinadive ose deluzionale)

Nje njeri i shquar , rreth 120 vjet me pare u perpoq te bente nje dekonstruksion te atyre qe ne quajme "vjera" dhe atyre qe ne quajme "njerezore" dhe "c'njerezore"
Ne fund rezultati me githe format e reagimeve ne shekuj ...ka ngelur nje "moral historik dhe momental" si dhe nje gjykim empatiko-instiktiv.

te kesh ndjenja do te thote te jesh i mbarsur ne qenjen tende me te gjithe elementet e duhur dhe per ti rene shkurt nje forme do ishte "e mira dhe e keqja"

Por nese njera dominon tjetren ne aspekte te caktuar te jetes nuk do te thote apak se nje indovid nuk ka ndjenja.
Ndjenja eshte ndjenje pamvarsisht nese eshte kercenuese per integritetin tone dhe per te ngjashmit tane.
Sot ka njerz qe simpatizojne Been Ladenet dhe Hitlerin. E pra per ta thuhet se jane pergjegjes per masakra te medha. A do mund te pyesnim : A kane ndjenja ta qe i simpatizojne keto gjera dhe miratojne keto veprime??

Ka pasur shume tentativa per te spjeguar karakteristikate e personalitetit te nje krimineli tipik ose qofte te nje serial killer-i.
Ka nje teori gjenetike dhe boologjike qe evidenton plus minuset e disa kromozomeve...por ka edhe nje teori te "social Learnig" dhe bihevioral theory qe i kundershtojne dy te parat.
Une do te thosha se ka shume faktore qe si ne nje mozaik ku cdo gur pamvaresisht nga njgjyra ka rendesine e vete ne pamjen e te teres..ashtu edhe cdo aspekt i jetes sone eshte i lidhur ngushtesisht me ndertimin dhe sendertimin e nje personaliteti te prirur per te qene killer.

Bota e qyteteruar ka fillur ti trajtoje ndyshe killeret por edhe me keq akoma. ka raste kur nje serial killer eshte edhe pedofil. Skandali dhe tmerri ne kete rast eshte edhe me i madh. Bota sot eshte me pak mizore me ta...mbase se ende nuk e ka gjetur shkakun e shume sjelljeve kriminale...dhe mbase edhe se shpesh mendohet se edhe nese gjindet ne e kemi te pamundr te kthehmi mbrapsht ne kohe dhe te korrigjojme historine.


Iceman gjate rinise se tij ishte keqtrajtuar nga i jati i cili e rrihte keq gati cdo dite.
Nga studimi i psikologeve u arrit ne perfundimin qe 50 perqin e karakterit dhe sjelljes se tij ishte e lindur (e trasheguar gjenetikisht) , ndersa 50 perqind ishte e ushqyer nga mos-dashuria e prinderve te tij per te,duke bere qe Iceman mos ta njihte dashurine dhe socialitetin me njerezit e tjere.
Por nga ana tjeter ai ishte i martuar dhe kishte dy vajza te cilat thoshte se i donte shume.
Si ka mundesi qe nje person te mos kete fare ndjenja kur vret gjakftoht dhe nga ana tjeter te martohet dhe te kete femije te cilet i do.
Une mendoj se keto te dyja heret a vone bien ne konflikt me njera tjetren, ose per ta thene me mire heret a vone Personaliteti i Dyte i Iceman (vrasesi), do te bie ne konflikt me personalitetin tjeter (babain),gje qe do te conte ne nje fare pikIceman te bente "Indoor Violence" (dhune shtepiake).


Ndjenja e fajsise kur merr nje jete tjeter eshte pjese e kultures se marre dhe te trasheguar, perfshire ketu edhe instiktet gjenetike. A eshte e mundur te kryesh 200 vrasje pa u ndjere keq? Po, eshte e mundur, por eshte e rralle.

Gjate luftes se dyte boterore nje repart rezervistesh gjermane ishte caktuar te kryente shume ekzekutime. Ushtaret vrisnin cdo dite qindra persona nga afer (me plumb ne koke). Kjo i bente te ndiheshin shume keq. Per te evituar problemet psikologjike qendra e komandes shperndante pije alkolike ne
mase dhe ushtaret ndiheshin me mire. Ne fakt kjo eshte praktike e perdorur ne shumicen e luftrave. P.sh. ekzistojne deshmi te shumta mbi perdorimin e drogave nga ushtaret amerikane ne Vietnam.

Cfare dua te them me kete? Qe nuk eshte normale te behen vrasje me shumice pa patur vrasje ne ndergjegje. Normalisht ne kemi lindur ose jemi edukuar te respektojme jeten e nje qenieje te ngjashme me ne. Ketu ndihmojne edhe televizionet ose ambjenti social, qe denojne vrasjet dhe therjet mes njerezish. Madje sa me makaber te jete krimi aq me shume ben pershtypje, thua se rezultati nuk eshte i njejte (vdekja e personit). Keto forma edukimi (ose po te duash manipulimi) krijojne mbulesen e fundit te berthames se qenies tone. Ne fakt, karakteri i dikujt mund te mendohet si top lecke, ku shtrese pas shtrese izolohen ose modifikohen impulset qe vijne nga brenda per ti dhene nje trajte me sociale, me te pranueshme per komunitetin. Me pak fjale ne duhet te kemi "sentimenteve humane".

Njeriu, pra, eshte qenie si gjithe te tjerat. Pra mund te prodhohet gabim. Ne kete bote ka njerez qe dalin te deformuar fizikisht per nje mutacion gjenetik te rastesishem. Ne menyre te ngjashme ndodhin mutacione te karakterit qe cojne ne humbjen e sentimenteve humane. Tek e fundit edhe kompjuterat qe prodhohen ne kushte precizioni te larte, mund te dalin me difekte, jo me nje njeri qe perballet cdo dite me nje bote ne ndryshim. 

Sidoqofte, per mendimin tim coroditjet e karakterit mund te vijne nga dy burime te ndryshme. Nga njera ane nga coroditjet dhe streset familjare ne moshe pak a shume te vogel (deri ne adoleshence), te cilat sjellin nje deformim psikologjik. Nga ana tjeter nje ambjent social i shthurur (si puna atij te 1997 ne Shqiperi) modifikon parametrat e vleresimit human. Ne fakt, ambjenti social mund ti favorizoje tipa te tille. Nje person qe vret me gjakftohtesi dhe pa pendime behet shume i dobishem kur ambjenti vlereson tipat e dhunshem (sic ishte rasti Iceman ne familjet mafioze). Raste te tilla ka shume ne Shqiperi, me shume sec mudn te mendohet, por ne i shikojme kalimthi kur spikeri thote se filan person akuzohet per 3-4 vrasje. 


Comment 3
Nuk eshte edhe aq e vertete kjo. Njeriu gjate jetes formon nje natyre, qe eshte ne funksion te botes se tij te brendeshme. Ketu ndikojne edhe shume faktore te jashtem te cilet jane te pashmangshem. 

Por sido qe te vine kushtet njeriu cfaq vetveten kurdohere.

Dikush me tha nje dite: Une jam e tille, jam e dobet ndaj te bukures dhe nuk rezistoj dot ndaj kenaqesive, qofshin edhe te vogla. 

Thashe me vete: "kjo qenka e sinqerte" Si kjo jane shumica e njerzve.

Pra nuk eshte puna i duam ne ta paraqesim veten ne pershtatje me kornizat qe na ve shoqeria, apo deshira jone. Ne jemi ata qe jemi me dobesi dhe virtyte.


Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.




Comment 2
Se pari nuk ekziston nje menyre qe te matet dashuria, prandaj nuk mund te thuhet me pak apo me shume. Ne fakt nuk ekziston asnje perkufizim i dashurise qe te dinim per cfare flasim. Ja pse ne cdo mesazh te kesaj teme nuk do kemi sigurine se po flasim per te njejten gje.

Thuhet shpesh se ne dashuri fiton me i forti, dmth ai qe dashuron me pak. Atehere detyrimisht dashurise i bashkangjitet sensi i vuajtjes, pra dashuron me shume kush vuan me shume.

Megjithate me pelqen kjo teme. Le te mundohemi ti japim pergjigje ne menyren tone profesionale ose eksperenciale.

Sipas Frojdit (nese gabohem me korrigjoni) dashuria eshte nje shprehje e terheqjes seksuale. Renia ne dashuri eshte shprehje e pulsioneve te caktuara qe burojne nga deshira primitive per seks.

Shume prej jush nuk do ishin dakort me kete (perfshire mua) duke qene se pasi mbaron seksi mbetet dicka mes ciftit qe lidh dy personat. Atehere cfare eshte dashuria? Sipas meje terheqja seksuale eshte nje faktor i rendesishem. Shembull i kesaj jane personat qe bien ne dashuri per here te pare ne moshen 18-19 vjec per ti dhene aq shume rendesi ketij raporti saqe duan te martohen (pasi provojne seksin me personin qe dashurojne)... dhe martohen.
Sidomos vajzat ndodh te bien ne dashuri me djalin e pare me te cilin bejne dashuri (pershtypje imja qe mund ta konfermojne postueset e ardhshme).

Pervec ketyre mendimeve racionale mund ti referohemi personazheve boterore qe kush me shume e kush me pak kane thene batuten e tyre per dashurine. Gjejme te verteta plot ne theniet e tyre, por kurre nuk arrijme te gjejme te verteten e Madhe mbi dashurine. Ajo qe thashe me lart, mbi mos-perkufizimin e dashurise, nuk eshte nje meditim imi. Te jeni te sigurte se gjithe bota do ishte shume e kenaqur sikur psikologjia te zbulonte menyren per te matur dashurine. Per me teper do jepeshin viza per motive dashurie ne kete bote paradoksale ku dashurite zgjasin me shume prej kufijve burokratike, e ne fund vaniten e vdesin prej tyre pa u realizuar kurre.



Eshte shume e veshtire te japesh nje pershkrim te dashurise, mgjth po kerkoj te shpjegoj si e konceptoj une.
Mendoj se dashuria eshte gjeja me e bukur qe egziston ne univers, gjeja me e shtrenjte. Eshte drite!Nje zjarr shume i forte, qe zhvillohet brenda nesh me force, pa dienine tone, pa kontroll te trurit, (po qe shpesh here s'dime ta zhvillojme sepse kemi gjithmone frike se mos plagosemi, frika na mbyll perpara dashurise.)
Dashuria eshte forca qe na lejon te kuptojme cdo gje per boten, te kemi dhe mos kemi ne te njejten kohe dyshime. Eshte forca qe na lejon te shikojme, te degjojme, te ndjejme cdo gje ndryshe. Ndryshon shume gjera brenda nesh dhe shume jashte, ne boten qe na rrethon, raportet me jeten, me njerzit, me veprimet tona. Eshte motiv euforie dhe vuajtje ne te njejten kohe.Eshte nje gje qe cdo njeri takon ne jete, per ndonje ngel fantazem per gjithe jeten nje dashuri e vuajtur shume, per nje tjeter behet i vetmi motiv per te jetuar, per ndonje behet nje kerkim i perjetshem....


Ja si e konceptojne dhe ca nga filosofet dhe te medhenjt e gjithe shekujve.

SOKRATI: Dashuria eshte nje cmenduri, por nje cmenduri pozitive..

DANTE ALIGHIERI: thote "amor ch'a nullo amato amar perdona..."- Dmth eshte sikur cdo i dashuruar dashurohet pas dashurise vete.

EMILY DICKINSON: Dashuria eshte cdo gje, cdo gje qe dime per dashurine.

JEAN DE LA BRUYERE: Dashurohet vetem nje here, te paren. Heret e tjera qe vijne, jane me pak involontare.

FRANCESCO ALBERONI: Te dashurosh nuk eshte vetem te jesh i terhequr fizikisht nga nje person, ta shikosh te bukur dhe ta deshirosh. Eshte nje ndryshim i perbrendshem i te gjithe qenies tende...

OSCAR WILDE: Dashurite s'duhet te fillojne kurre me ndjenja. Duhet te fillojne sipas ligjeve shkencore dhe te mbarojne me nje kontrat. 
Menyra me e mire per t'ju shmangur nje pasioni eshte ta jetosh ate.

FREUD: Dashuria eshte shprehja e deshires seksuale te nje njeriu...


CONTE: Lodhesh duke vepruar ose duke menduar, po s'lodhesh kurre duke dashuruar 

ALBERTO SAVINIO: Asgje s'del me perfekte se sa gjithcka qe eshte e organizuar nga llogjika e arte e dashurise 

H. HESSE: per te gjithe, dhe per ata me shume fat, dashuria fillon se sben me nje humbje

BIERCE: Dashuria, fjale e shpikur nga poetet per te bere rime me zemren



Comment 1
Eshte nje pyetje komplekse e cila nuk mund te kete nje pergjigje bardh-zi.Para se te lindnim kemi qene "nje" me nenen,dmth ne trupin e saje,mbasi rritemi kerkojme ate lidhje serish dhe kjo shfaqet ne formen e dashurise.(nje skene simbolike qe ishte shume impresionuese e paraqiste dhe filmi Hiroshima mon amour;kjo vajza ne nje moment thote "mbasi pashe trupin e tije te vdekur qendrova nje dite dhe nje nate e mbeshtjellur aty jashte me te derisa ne nje moment nuk arrija te ndieja ndryshimin ne mes trupit tim dhe te tijit)
Besoj qe dashuria i ka bazat ne nje admirim ndaj nje njeriu te seksit te kundert(ose te njejte),individu eshte aq i impresionuar nga nga nje tjeter sa qe sic u tha mesiper nuk arrijne te bejne gjume,qeshin dhe pa arsye etj.Por ne disa raste vihet re qe ajo qe ne radhe te pare dukej si perfeksionizmi vete,nuk eshte dhe aq e vertete dmth ai admirim bie dhe me kete ne disa raste dhe dashuria.
Ka njerez qe jane gjithmone ne kerkim te dickaje me te mire,keshtu nuk arrijne te dashurojne teresisht.Ecin me ate mendimin qe nuk duhet te mundohen qe te bejne te mundur qe nje lidhje te funksionoje pasi nese nuk ecen tani do ece me tjetren/tjetrin.
Te tjere kane nevoje per nje "vemendje" momentale dhe nese keto momente vetmie jane zhdukur,zhduket dhe "dashuria" e tyre.
Natyrat qe zakonisht dashurojne teresisht jane natyrat e brishta,ato qe lidhen shpirterisht me dike dhe nga pasiguria nuk arrijne ta shohin veten me dike tjeter.Ne kete rast mund ti japin nje siguri te tejkaluar partnerit dhe ai/ajo munde te abuzoje me kete fakt duke menduar veten si superior/e.
Jam e sigurte qe dhe don-Juanet ne nje moment te jetes se tyre dashurojne teresisht,por kjo mbasi te kene realizuar qe ajo femer nuk eshte ne nivelin e te kaluarave.e

E-mail Address: Dra-GonNY@hotmail.com
Dionis-@live.com
Flamuri-I @hotmail.com
Mirë se vini në web. ju deshiroj kohë të këndëshme :P:O :D
This Web Site is Menaged By: Flamuri-I@hotmail.com 045-217-054 This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free